Ja 130 profesionet e punës, që kërkohen në Gjermani deri në 2020!

    767
    Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani publikoi para pak ditësh një broshurë informuese në shqip, për të gjithë ata që duan të punojnë atje të titulluar “Punësimi dhe jetesa në Gjermani”. “Nga data 01 janar 2016 e deri më 31.12.2020 qytetaret e qytetarët nga Republika e Shqipërisë kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale dhe punë të tjera ndihmëse” thuhet në broshurë. Më pas sqarohen konkretisht kushtet dhe mundësitë që çdo qytetar shqiptar ka për të emigruar dhe për të gjetur një punë në Gjermani. Numërohen mbi 130 profesione pune për punonjës të kualifikuar që shkojnë nga shëndetësia në ndërtim, nga elektricistët në profesionistë të sektorit të komunikacionit rrugor dhe të logjistikës. Theksohet gjithashtu që “kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur”.
    Kushtet që duhet të plotësohen nga punëkërkuesit shqiptarë
    Kur keni një ofertë për një vend të garantuar pune nga ana e një Punëdhënësi në shtetin e Gjermanisë për më datën 01.01.2016 apo për më vonë, çdo shqiptar i përmbush kushtet ligjore për marrjen e vizës. Si duhet të procedoni më tutje? Para se ju të aplikoni për lëshim vize pranë përfaqësisë gjermane, punëdhënësi i juaj mund të lejë të verifikohen rrethanat tuaja nga ana e organit përkatës në shtetin e Gjermanisë. Partneri i parë i bisedës është organi për nënshtetasit e huaj ose Agjencia Federale për Punësim. Organi për nënshtetasit e huaj merr miratimin nga Agjencia Federale për Punësim (AFP). Atje do të verifikohet se a qëndron ende oferta e vendit të punës. Përveç kësaj AFP verifikon rrethanat e marrëdhënies së punës dhe veçanërisht pagën dhe orarin e punës, sepse të tillat duhet t;i përkasin standardeve të cilat janë të zakonshme në Gjermani. Në qoftë se janë përmbushur të gjitha parakushtet, punëdhënësi i juaj gjerman do të pranojë një miratim paraprak për lëshim vize nga organi për nënshtetasit e huaj. Pas pranimit të miratimit paraprak, çdo shqiptar parashtron kërkesën për lëshim vize pranë Ambasadës.
    Rrugët e marrjes së lejes së punësimit për aplikuesit me kualifikim të veçantë
    Verifikimi i përshkruar në kapitullin paraprak mbi përparësinë që gëzojnë kërkesat e kandidatëve gjermanë dhe ata europianë nuk kryhet, në qoftë se nuk keni kualifikime të veçanta pune si më poshtë:
    Ju jeni akademike/akademik:
    Ne qoftë se ju keni një diplomë universiteti dhe ju ofrohet një kontratë pune nga ana e një punëdhënësi në shtetin e Gjermanisë për një pozicion pune, i cili përputhet me diplomimin tuaj, atëherë është e mundur që të merrni Kartën Blu të BE-së. Në lidhje me këtë, së pari duhet të verifikohet se a mund të krahasohet diplomimi juaj universitar me një diplomim nga një universitet në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu kusht është paga minimale vjetore bruto prej 48.400 eurosh. Në qoftë se keni një diplomë universiteti në një profesion pune, për të cilin aktualisht ka kërkesë të lartë në Gjermani: studiues i shkencave natyrore, matematicien, inxhinier, mjek dhe profesionistë me shkollim të lartë për teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit) dhe njëherazi ju ofrohet një kontrate pune, atëherë ju mund të aplikoni për Kartën Blu të BE, me një pagë minimale vjetore 37.752 euro. Personat që kanë Kartën Blu të BE kanë mundësi që pas një qëndrimi 33 muajsh, respektivisht pas vërtetimit të njohurive të mjaftueshme mbi gjuhën gjermane pas 21 muajsh, të marrin një leje vendosje.
    Kërkesat për punëtor i kualifikuar
    Ekzistojnë një sërë kualifikimesh profesionale për punë, të cilat në Gjermani nuk arrihen nëpërmjet një studimi në universitet, por përmes kualifikimit profesional në një ndërmarrje pune. Në një pjesë dërmuese të këtyre profesioneve kërkohet fuqi punëtore e kualifikuar. Qasja në tregun e punës për ata që kërkojnë punë nga shtetet jashtë Europës është lehtësuar në lidhje me këto profesione pune. Se cilat profesione i takojnë kësaj kategorie verifikohet çdo vit dhe publikohet në këtë adresë interneti: www.make-it-in-germany.com/en> for qualified professionals> working > demanded professions> needed vocational qualifications.

    Aktualisht janë mbi 130 profesione pune gjithsej, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, të kujdesit mjekësor, në mekatronikë, elektricistë, ndërtimtari dhe profesione të tjera teknike, si edhe profesione nga sektori i komunikacionit rrugor dhe i logjistikës. Në qoftë se Ju vini nga një prej këtyre profesioneve dhe njëherazi posedoni një ofertë të garantuar vendi pune, ju mund të merrni një vizë për fillimin e një marrëdhënie pune dhe atë në qoftë se Agjencia Federale e Punësimit vërteton faktin, që rrethanat e punësimit tuaj në atë vend pune i përkasin rrethanave të njëjta të punëmarrësve tjerë me prejardhje gjermane. Për aplikimin për leje qëndrimi duhet të verifikohet gjithashtu, nëse kualifikimi profesional është i krahasueshëm me një kualifikim profesional pune përkatës në Gjermani. Ju lutemi të merrni në konsideratë, që Ju nga vendi i Juaj duhet të inicioni këtë procedurë. Informacionet në lidhje me këtë, mund t’i gjeni në gjuhën gjermane dhe në gjuhën angleze në faqet e internetit: www.anerkennung-in-deutschland.de dhe www.berufliche-anerkennung.de.
    Në qoftë se qendra përkatëse e certifikimit përcakton se për të arritur ekuivalencën e diplomimit tuaj janë të nevojshme kualifikime të mëtejshme, ju mund të aplikoni për një titull leje qëndrimi përkatësisht certifikimit të kualifikimit tuaj profesional. Si fuqi punëtore e kualifikuar apo si akademik, ju mund të aplikoni për lëshimin e vizës drejtpërsëdrejti pranë përfaqësisë së jashtme gjermane.
    Broshurën e plotë në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: http://www.tirana.diplo.de/contentblob/4735720/Daten/6321625/16_02_19_Broschure_Arbeiten_und_Leben_in_DE.pdf
    Sigal