Ish-ushtarakët, replikë Artan Hoxhës: “Ti flet me urdhrin, gjuhën, zërin dhe gurmazin e tutorëve të tu”

    392
    Sigal

    Ky personazh, që për ca orë ishte kandidat për “president”, nuk duron kritikat që i janë bërë qeverisë dhe presidencës për tjetërsimin e Shtëpisë të Ushtarakëve dhe në tentativë për të mbrojtur tutorët e tij, fyen komunitetin e ushtarakëve, shkruesit e artikujve, komentuesit dhe politikanët që mendojnë ndryshe, duke ju vënë epitete si “Lapangjozë”, “Lepura” etj.. Në një gazetë të përditshme, ju zoti Hoxha keni reaguar me shkrimin: “Ferra shqu(p) dhe lepuri i urrejtjes”. Ky titull, është sintezë e urrejtjes patologjike, fyerjes dhe vlerësimit, që ti ke për ushtrinë dhe ne ushtarakët. Ky shkrim vërteton faktin se ty të ka hyrë vetja në qejf; mendimi yt të duket absolut dhe i pakundërshtueshëm dhe më keq akoma, mendon se ke të drejtë të fyesh komunitetin e ushtarakëve dhe më gjerë.  Duke dalë jashtë etikës tonë, po kthejmë një përgjigje me të njëjtën monedhë. Populli thotë: “Ç’të hedhësh, do të presësh”.  Objektit të Shtëpisë të Ushtarakëve, që në fillim qëllimisht i ngatërron emrin dhe ne ushtarakëve që kemi dalë kundër vendimeve antiligjore të tutorëve të tu, na vesh një sërë ngarkesash negative, të pamerituara. Me përdredhjet e fjalëve, tenton të tallesh me  ish-ushtarakët që protestuan dhe provokon e fyen hapur ushtarakët aktivë.  Për të treguar që je ndryshe nga ne të tjerët, përdor termin tejpamore në vend të transparencës dhe me mburrje dhe krenari na thua se: “Shtet më transparent se ky i yni vështirë të gjesh në këtë botë. Po vure syrin te  goja, i sheh këtij shteti, ç’ka në mes të shalëve. “Në përpjekje për të ironizuar simbolikën e Shtëpisë të Ushtarakëve, ti me këtë shprehje tipike, na tregon qartë, se simbolika jote, si lepurush me nuhatje të lartë, është soditja dhe shijimi i atyre që janë në ferrën e mesit të shalëve të qeverisë, tashmë të rrëzuar. Ti, pasi ngopesh në atë xhungël ferrash, del i shndërruar dhe fillon të lehësh sipas porosisë, studio më studio dhe gazetë më gazetë. Transparenca që kërkuam ne, nuk ishte zhurmë, por një detyrim ligjor për Presidentin dhe qeverinë. Kjo transparencë nuk është bërë akoma, sepse vjedhësit nuk mund ta bëjnë dot atë. Publiku të vërtetat i mësoi dhe po i mëson çdo ditë e më mirë dhe jo nga tutorët rrëmbyes pronash që ti na i paraqet si kampionë të transparencës në botë. Akses për të parë dhe për të shijuar b….. e zbuluar të qeverisë, PD-së, presidencës dhe ato që ndodhen  në mes të shalëve të tyre, i ke vetëm ti.  Kërkesa jonë për transparencë nga Presidenti, ty ka tingëlluar si ajo kërkesa e atëhershme “…tregoja partisë tradhtinë tënde…”.  Mos na barazo ne ushtarakëve me veten tënde. Je ti që je poshtëruar dhe përdorur që kur ishe lepur begun (i ri) nga sistemi i kaluar. Je ti, që PD-ja po të keqpërdor më keq se PPSH-ja. A nuk të përdori dhe poshtëroi, në mënyrën më banale, kur me kostumin e presidentit (që të rrinte i vogël) të hipi në një veturë, të vuri bodigard dhe të nxori në televizor për disa minuta? A nuk ishe ti që nuk ngurove aspak që tradhtinë e rinisë, të shkruar dhe dokumentuar t’ja tregojë partisë tënde dhe si rrjedhojë të zbytheshe nga kjo detyrë? A nuk je ti që sot i shërben PD-së, e cila sa hap e mbyll sytë të shndërroi nga kandidat për Komandant të Përgjithshëm, në komandant të skuadrës të lehësve-lëpirës të djathtë, që PD-ja ju lëshon nga zinxhiri, sipas nevojës, për të lehur solo (si në këtë rast), duet, trio, kuartet apo oktet?  Kur flet për shkeljen e ligjit, megjithëse je në fushën tënde, nuk na thua ndonjë argument apo arsyetim ligjor, për të vërtetuar të kundërtën e asaj që themi ne. Kur flet për konfliktin e interesit, bën avokatinë e Presidentit dhe familjes të tij. Misioni tënd është i qartë, me syrin e majtë shihni defektet e së majtës dhe merrni rolin e sulmuesit  kundër saj dhe me syrin e djathtë shihni defektet e së djathtës dhe merrni rolin e mbrojtësit  në favor të së djathtës. Ndërrimi i ferrës të ka çoroditur aq shumë, sa ke humbur arsyetimin dhe vetëpërmbajtjen  si bërës-ligjesh, mendon se kur flet ti ka çështje, kur flasim e protestojmë ne ushtarakët nuk ka çështje. Por ti, pse nuk fole kur kjo godinë nuk u pranua të bëhej godinë e Gjykatës së Lartë? Pse nuk fole kur kjo godinë nuk u pranua të bëhej godinë e OSBE-së? Pse nuk fol kur dolën dokumentet origjinale të pronës të familjes të presidentit në ish selia e PD-së? Pse nuk po flet tani që kanë dalë dokumentet origjinale të familjes Toptani për SHQUP-in?  Përgjigja për në është e qartë: Ti leh me urdhrin, gjuhën, zërin dhe gurmazin e tutorëve të tu dhe për të mbrojtur hajdutërinë e tyre. Zoti na ndihmoi, që ju nuk u bëtë presidenti i vendit!