Ish të përndjekurit, 137 emrat që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë

    669
    Sigal

     Kësti i dytë, listë-pagesa e radhës për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist

     Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, ka nxjerrë listë-pagesën e radhës për ish të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë. Gazeta “Telegraf” përkrah 137 emrave po ju paraqet dhe procedurat që duhet të ndjekin përfituesit për t’u paraqitur në bankë për të tërhequr lekët. Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, bën publike listën e radhës me emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë dhe përsonat që përfitojnë dhe që kanë emrat në këtë listë duhet të paraqiten për të marrë masën e shpërblimit. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf” bën publike 137 emrat e radhës që përfitojnë dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

    Dokumentacionet që duhet të paraqësin përsonat për të tërhequr lekët:

    Çdo person që gjen emrin në këtë listë, për shembull, nëse i burgosuri është ende gjallë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

    – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

    – Fotokopjen e kartës së identitetit;

    Listë-pagesa e radhës për ish-të përndjekurit politikë

    Simon Miraka: Procedurat dhe kriteret për dëmshpërblimin e  të pushkatuarëve pa gjyq

    Kryetari i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Simon Miraka, në një prononcim për “Telegraf” sqaron kategoritë që do të përfitojnë për të pushkatuarit pa gjyq dhe kriteret që duhet të plotësohen për të marrë dëmshpërblimin. Zoti Miraka është shprehur në lidhje me njoftimin e disa ditëve më parë të Ministrisë së Drejtësisë për trajtimin e kërkesave për kategorinë vrasje pa gjyq se: “Unë di që brenda muajit korrik do të dalin listat për të pushkatuarit pa gjyq, sigurisht do të dalin listat për një numër të konsiderueshëm me të pushkatuarit pa gjyq që i përfshin ligji dhe që plotësojnë kriteret. Pra ato që plotësojnë kriteret janë ato të pushkatuar pa gjyq që përfshihen nga data 30 nëntor 1944-1991”. Sipas tij dhe një kriter tjetër është që duhet të jetë vrajse politike, pra duhet të ketë një akt administrative që duhet të dali nga dikasteret që i përfshin ligji si: Ministria e Brendshme, Arkivi i Shtetit, Shërbimi Informativ, apo edhe nga Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes.

    për më shumë lexoni Gazetën Telegraf