Ish-drejtori i rezervave të shtetit, Irfan Dashi në dorën e ministres Xhaçka

1448
Sigal

Komisioni ka vlerësuar që për shkak të konstatimeve të KLSH ky person nuk mund të jetë më pjesë e administratës dhe këtë gjë tashmë e ka në dorë ministria e Mbrojtjes. Nga ana tjetër kreu i Rezervave të Shtetit vazhdon të flasë për lidhje të shkurtra dhe detyrime që i paska partia këtij personi, edhe pse KLSH e ka gjetur me shkelje skandaloze për një pjesë të kontrollit, pasi ka të tjera çështje të natyrës shumë më të mëdha, për të cilat janë të interesuar edhe partnerët e policisë dhe antikrimit të vendeve të BE-së dhe SHBA-ve. Ndaj, si ministrja Xhaçka, ndonjë deputet i veçantë për lidhjet familjare të tij, por edhe drejtuesit e lartë të administratës nuk kanë pse të bien pre e lakimeve të ndryshme dhe, nëse respektojnë shtetin dhe janë të sinqertë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit kanë të bardhën mbi të zezë, në lidhje me abuzimet në Rezervat e Shtetit, të paktën për periudhën që i takon së majtës socialiste.

01- Mbështetur në Ligjin 154/2014 Datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH”, në zbatim të Projektit dhe Programit të Auditimit nr. 1263/1, datë 06.12.2017 dhe nr.1263/2 datë 12.02.2018, miratuar nga Kryetari i KLSH, nga data 06.12.2017 deri në datë 28.2.2018, në subjektin Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materialeve të Shtetit. Por raporti prej 120 faqesh i Rezervave të Shtetit në krye të të cilit është z. Irfan Dashi ka shkelje të mëdha dhe me dëme të konsiderueshme materiale, monetare, me vlera të veçanta sikurse është ajo e materialeve të çmuara si; Flori, Platin etj., një pjesë e të cilave janë shitur pa u cilësuar lloji i metaleve dhe me çmime qesharake sikurse janë varëse në vlerën 96 lekë, këpucë 64 lekë, frigorifer të mëdhenj 6648 lekë, orë dore franceze 128 lekë, pantallona grash dhe fëmijësh 49 lekë, xhaketa burrash 66 lekë, pije të ndryshme me çmime qesharake, verë e cilësisë super të lartë, ku magazinimi i tyre është bërë në Tiranë dhe paratë paguheshin nga Korça e qindra mijëra artikuj të tjerë që do jenë objekt i ditëve në vazhdim dhe denoncimit dhe ndjekjes në prokurori. Shitja e makinave të luksit, të kapura gjatë operacioneve të policisë për skrap është një super skandal që ende nuk është hapur për arsye madhore, e motorëve të sekuestruar etj. Kërkesat e firmave që nuk pranonin mallin pa faturë tatimore nga rezervat etj. Ish- Drejtori i Rezervave z. Irfan Dashi deklaron miqësinë e tij me familjarët e deputetëve të majtë, por nuk flet dhe nuk jep përgjigje për milionat e fondacionit “Populli” që ai i mblidhte në sportelet e tij në vitet 1995 -1996 e më vonë deri sa erdhi tragjedia e vitit 1997. Ish-Drejtori i Rezervave duhet të jetë pjesë e hetimeve për borderotë e asistencës gjatë kohës kur ishte Kryetar i Minibashkisë në Kombinat dhe të dalë e vërteta, nëse janë paguar dhe kush janë miqtë apo mikeshat që kanë marrë para vite me radhë edhe pse jetonin në Gjermani. Mjafton të publikohen hyrje daljet dhe kuptohet se për kë bëhet fjalë. Edhe këto do bëhen publike shumë shpejt dhe do i përcillen organeve të hetimit.

 

02- Ja çfarë thotë në disa raste raporti i KLSH-së;

1 – “Të verifikohet urgjentisht gjendja faktike e Platinit si metali i çmuar dhe të përgatitet dokumentacioni për transferimin e 253.28 gr Platin në vlerën prej 524,290 lekë në Bankën e Shtetit Shqiptar.( Ky rekomandim konsiderohet i pa realizuar)

2- Me anë të shkresës me Nr. 4025/4 Prot. datë 23.10.2014, është pasqyruar huaja e pa shlyer e Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve, për 4,500 litra vaj ushqimor. Bashkëlidhur gjenden fletë daljet nga DPB dhe fletë hyrjet në magazinën e DPRMSH, shuma e të cilave është vlera reale e vajit ushqimor që kishte ngelur pa u kthyer. (Ky rekomandim konsiderohet i pa realizuar).

3- Nga auditimi i dosjeve personale me përzgjedhje, konstatohet se, një pjesë e punonjësve kanë librezë pune të plotësuar dhe të pa përditësuar me vitet e fundit të punës, si dhe në disa raste libreza nuk ka të evidentuar fillimin e punës për herë të parë.

Pra shkelje të tilla për ato që janë kontrolluar, pasi ka të tjera më të rëndësishme ku antikrimi ndërkombëtar është i interesuar, pasi për disa dosje kanë filluar hetimet edhe vendet e BE-së, dhe një pjesë e kontratave kanë vulën dhe firmën e Rezervave të Shtetit dhe të kreut të saj z. Irfan Dashi.

03- Por le të ndjekim edhe një rast skandaloz me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 150 milionë lekëve, dhe që ka të bëjë me rreth 27 ton kafe të bllokuar nga doganat dhe policia por me abuzime skandaloze nga ruajtësit e saj, Rezervat e Shtetit. Ja raporti i KLSH:

“Nga auditimi pranë DPRMSH, rezultoi se në Drejtorinë Rajonale të Rezervave dhe Materialeve të Shtetit-Korçë, që prej vitit 2009, mbahet gjendje e pa shitur sasia prej 26,993 kg kafe kokërr Arabike e pa pjekur. Kjo sasi kafe është nxjerrë në ankand nga Zyra e Përmbarimit Korçë, e cila është blerë përsëri nga operatori që ishte konfiskuar. Më pas, shoqëria fituese e ankandit “A. shpk”, e kthen mallin dhe padit DRRMSH-Korçë, me pretendimin së malli nuk ishte për konsum për shkak të skadencës.

Në vijim, DPRMSH së bashku me DRRMSH-Korçë, kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave shqiptare, të cilat ishin në favor të subjektit “A. shpk”, duke i dhënë të drejtën e përfitimit të dëmshpërblimit në masën prej 15, 000, 000 lekë. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me anë të vendimit nr. 00-2016-2475, datë 20.09.2016, vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga DRRMSH-Korçë, duke lënë në fuqi të dy vendimeve të mëparshme. Sa më sipër, në gjendjen aktuale ligjore, vendimi i mësipërm i Gjykatës së Lartë, është i detyrueshëm për t’u ekzekutuar. Për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit DRRMSH- Korçë, ka kryer dy pagesa pjesore në shumën prej 2,400,000 lekë, me urdhër shpenzimet nr.1, datë 11.04.2017; nr. 22 datë 12.04.2017 dhe nr. 88 datë 17.11.2017.. Këto pagesa tregojnë se DPRMSH, e ka njohur dhe pranuar vendimin e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, në lidhje me administrimin e artikullit kafe kokërr Arabike e pa pjekur në sasinë prej 26,993 kg. Gjatë vitit 2017, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm i DPRMSH, janë kryer disa analiza të provës të mostrave të kafesë, të cilat kanë rezultuar, se ky artikull është për konsum publik. Në lidhje për minimizimin e detyrimit financiar në zbatim të vendimit të gjykatës së formës së prerë, duhet të kishte filluar procedura e ankandit për artikullin “kafe kokërr e papjekur”, në zbatim të pikës 16, të nenit 2 të ligjit nr.9900, datë 10.04.2008 “Për Rezervat Materiale të Shtetit”, ku përcaktohet: “Mallrat e konfiskuara” janë mjetet e punës, lëndët e para, materialet, karburantet, produktet e gatshme, vlerat e tjera materiale dhe të gjitha sendet, që kalojnë në pronësi të shtetit, me vendim të formës së prerë të organit kompetent, si rrjedhojë e kundërvajtjeve administrative, veprave penale apo si pasojë e parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar. Këto mallra administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave materiale të Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Gjithashtu, në mbështetje të pikës 3, të VKM nr.1128, datë 05.08.2008 “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore”, mallrat rezervë materiale shtetërore që nuk financohen nga Buxheti i Shtetit, në çdo kohë transferohen pa pagesë dhe shiten, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, subjekteve, shtetërore ose private. Kështu, nisur sa më sipër, Ministria e Brendshme, me shkresën nr.7111/1 prot, datë 03.10.2017, ka reaguar se, është kompetencë dhe detyrim ligjor i DPRMSH, për realizimin e procedurës të shitjes së sasisë së kafesë me ankand, gjë që e cila deri në momentin e hartimit të këtij materiali auditimi, nuk është kryer.

Nëpërmjet veprimeve të mësipërme konstatohet se, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë DPRMSH ka vepruar me dy standarde:

Së pari e ka njohur vendimin dhe ka filluar ta zbatojë shlyerjen e detyrimit gjyqësor në vlerën prej 15,000,000 lekë,

Së dyti ndonëse jemi në kushtet e mallit të konfiskuar nuk është marrë asnjë masë për shitjen e sasisë prej 26,933 kg kafe kokërr gjendje në DRRMSH-Korçë.

Për sasinë prej 26,993 kg kafe kokërr Arabike e pa pjekur, gjendje në Drejtorinë Rajonale -Korçë, nga Drejtori i Përgjithshëm i DPRMSH, janë kryer disa analiza të provës së mostrave të kafesë, pranë institucioneve shtetërore të ligjëruara, si AKU-së Korçë, ISUV-së Tiranë, DRAKU-së Tiranë dhe DSHP Tiranë. Nga të gjitha këto laboratorë pas përfundimit të analizave, sipas raporteve të analizës të provës së kafesë, është pohuar se treguesit organo – lepitke, fiziko – kimikë dhe bakteriologjikë sipas protokollit të tyre institucional janë te lejueshme për konsum publik. (Për kryerjen e këtyre analizave, janë kryer shpenzime nga buxheti i DPRMSH, në shumën prej 16,000 lekë me objekt analiza të mostrës së kafesë). Në këto kushte nëpërmjet shitjes në ankand të sasisë prej 26,933 kg buxheti i shtetit do të kishte realizuar të ardhura në shumën prej rreth 1,400 mijë lekë, e cila do zbuste sa do pak dëmin e shkaktuar për buxhetin e shtetit nga ekzekutimi i vendimit të gjykatës. (llogaritjet janë kryer sipas çmimit të bursës së marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës, pa vlerën e TVSH dhe akcizën e këtij malli), më hollësisht është trajtuar në faqen nr.97-100, të Raportit Përfundimtar të Auditimit.” (Pjesë e marrë në ligjëratë të drejtë nga raport-auditi i KLSH).

A mund ta përjashtosh nga përgjegjësia këtë rast? Nuk dihet, nëse ishte e njëjta kafe që doli nga rezervat, apo ka qenë ndonjë lojë ku kafja fillimisht iu dha firmës, kjo e fundit e mori dhe më vonë e solli përsëri në magazinat e rezervave të shtetit, dhe rezervat e shtetit e pranuan. Pas kësaj fillon “loja” ku firma bën gjyq, fiton të drejtën dhe fillon merr lekët nga drejtoria e Irfan Dashit në muajt prill dhe nëntor 2017. Ky i fundit deklaron se ne i bëmë analizat dhe kafja është e rregullt dhe jo e mykur. Atëherë lind pyetja, se përse nuk i bënë analizat që në fillim para se ta pranojë? Përse e pranove kur kafja u shit njëherë me ankand? Mirë lekët po i likuidon se ka urdhëruar Gjykata e Lartë, po shitjen e mallit përse nuk e bën gjatë kësaj kohe, aq më tepër që sipas pretendimeve, kafja qenka e rregullt dhe ka edhe një urdhër shitje nga ministri i Brendshëm? Pse edhe gjatë kohës që KLSH vazhdon kontrollin dhe përpilon raportin në 2018-n, ende kafja nuk është shitur?