Infermierët në pikë të hallit, Urdhri çon bordin me pushime në Korfuz

    553
    Sigal

    Lista/ Farmacistët, emrat e rinj që u janë miratuar certifikatat

     Urdhri i farmacistëve zbardh emrat e personave të cilëve u janë miratuar certifikatat. Këta farmacistë tashmë kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit pasi kanë plotësuar një sërë kriteresh të kërkuara për këtë qëllim. Kështu, këta profesionistë, jo vetëm që marrin licencën e ushtrimit profesional, por edhe anëtarësohen pranë Urdhrit Profesional. Çdo aplikant u nënshtrohet disa tarifave, me qëllim marrjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit. Kandidatët aplikantë duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas kritereve të përcaktuara nga Këshillit Kombëtar i këtij urdhri. Në një formular vetëdeklarimi farmacisti vetëdeklaron ato dokumente që janë të përshkruara në kriteret e Këshillit Kombëtar. Pas këtij veprimi, aplikanti paguan tarifën e regjistrimit për herë të parë, me një vlerë prej 50 mijë lekësh të vjetra, që është certifikata e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu, paguan edhe 15 mijë lekë të vjetra për kartën e anëtarësisë. Në total, aplikanti paguan 65 mijë lekë të vjetra, për të ushtruar më në fund profesionin e farmacistëve. Gazeta “Telegraf” jep të plotë 18 emrat e farmacistëve të cilët kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit që nga data 11 -18 qershor.

     Emër Mbiemër

    Afërdita Rasa

    Juri Mici

    Klauda Lajthia

    Alba Thoma

    Pëllumbesha Naumi

    Arbër Bregu

    Alida Musaj

    Blerina Përvathi

    Luçela Zeka

    Anilda Beharaj

    Aida Lato

    Dhimitër Strati

    Saimira Hysenaj

    Ledina Çakalli

    Edra Bezati

    Irma Murataj

    Zhaneta Sheme

    Erand Haxhiri

     Urdhri i Infermierëve harxhon 5 535 euro për të çuar me pushime treditore stafin e vet

      Ndërkohë që 14 mijë infermierë, anëtarë të Urdhrit të Infermierit presin të kualifikohen, trajnohen, vlerësohen, pse jo dhe sponsorizohen nga organizata ku aderojnë, ndodh që kjo e fundit gjen rastin t’i shprehë mirënjohjen vetëm 34 anëtarëve të Këshillit Kombëtar së bashku me miqtë e tyre duke u sponsorizuar një udhëtim turistik për në Korfuz. Shqetësimin e ka ngritur një infermiere anonime pranë redaksisë së një emisioni investigativ.

     Denoncuesja: Urdhri të organizojë trajnime për infermierët dhe jo të bëjë pushime me paratë tona

    “Jam përfaqësuese dhe anëtare e urdhrit të Infermierit të tërheq vëmendjen rreth një organizate, që është krijuar për të mbrojtur të drejtat e profesionistëve, lëshon licencat dhe merr të diplomuarit në provimin e praktikës. Praktika dhe provimi kanë ndodhur gjatë muajit maj, ndërsa këtë muaj, anëtarët e urdhrit së bashku me kryetarin kanë shkuar për pushime. Ajo që më shqetëson është se të gjithë infermierët në Shqipëri paguajnë për licencimin një herë në tre vjet, 36 mijë lekë dhe çdo vit, 12 mijë, nga 1 mijë lekë të vjetra, çdo muaj për të mbajtur Urdhrin. Përveçse, ne nuk dimë asgjë se ku shkojnë këto kuota, nuk ka fare transparencë, nuk ofrohet asnjë gjë për ne, as ndonjë trajnim, as ndonjë konferencë apo diskutim i problemeve të shumta që na shqetësojnë apo ndonjë ndihmë se është gjithë kjo armatë e madhe që investojnë për mbajtjen e Urdhrit. Kohët e fundit kam dëgjuar se bordi i Urdhrit së bashku me kryetarin kanë shkuar për pushime, i kanë lejuar vetes luksin e madh që të shkojnë jashtë shtetit me pushime. Pikërisht, pas sezonit të provimeve, kur ne jemi shumë të interesuar si kanë dalë dhe si do të jenë infermieret e reja që do të na vijnë në spital, Urdhri i Spitalit pa u shqetësuar fare për këto ka ndërmarrë këtë udhëtim jashtë shtetit.

    Me sa di unë, udhëtimi ka qenë treditor, me të dëgjuar e kam, 137 euro për person. E di që ka qenë një autobus i mbushur me anëtarët e urdhrit, miq shokë, ose të afërt të familjeve të anëtareve të bordit të Urdhrit, nuk e di numrin e saktë, por di që ka qenë një autobus. Organizatori është Urdhri i Infermierit. Po në këtë udhëtim ka qenë edhe Sabri Skënderi, personi që e ka organizuar dhe që ka qenë atje me personat që kanë shkuar për pushime. Kjo është organizuar nga Urdhri. Unë prandaj jam këtu, që të denoncoj dhe t’ju tërheq vëmendjen që ta hetoni se nga kanë dalë këto udhëtime të shtrenjta turistike jashtë shtetit, në një kohë, kur ne kemi shumë nevoja të tjera infermierore për të plotësuar. Meqenëse u desh një akt publik që përfaqëson interesat e profesionit tonë, atëherë dhe ne të gjithë sponsorizojmë, atëherë duhet që në buxhetin e Urdhrit të përfshihen organizime, trajnime të ndryshme në bazë të nevojave të ndryshme që ne kemi në praktikë, është e nevojshme të stimulohen e të sponsorizohet edukimi i mëtejshëm i infermierëve.

    Ka plot infermiere që për shkak të kushteve ekonomike nuk mund ta vazhdojnë dot shkollën, atëherë pse jo Urdhri i Infermierëve ka këtë detyrim për anëtarët e vet që t’i përkrahë në vend t’i harxhojë për mbrëmje dhe darka.

     Emisioni investigativ siguron faturën e pagesës për në Korfuz

    Emisioni investigativ ka mundur të sigurojë një set fotosh me pamje ekskluzive nga ekskursioni. Në një kontakt telefonik me Agjencinë turistike, gazetarja mundësoi dhe detajet mbi udhëtimin. Guida përfshinte udhëtim tre ditor me autobus, 6 – 7 – 8 qershor, ku përfshihej akomodim për 2 netë mëngjes dhe darkë, tragetin paketa 135 euro.

    Kjo agjenci nuk ka seli në Tiranë, por në Vlorë dhe Sarandë. Ajo mundësoi për emisionin dhe faturën në total për 41 personat e stafit të Urdhrit të Infermierit që udhëtuan drejt Korfuzit. Pagesa është bërë në emër të kompanisë të Urdhrit të Infermierit dhe udhëtimi ka kushtuar 5 mijë e 535 euro.

    Presidenti i Urdhrit të Infermierit: Udhëtimi ligjor, mbuluam shpenzimet e stafit

     Emisioni investigativ mori një reagim dhe nga Presidenti i Urdhrit të Infermierit , Sabri Skënderi. Në një prononcim për gazetaren ai pranoi udhëtimin, i cili sipas tij është në mbështetje të plotë ligjore.

    “Këshilli tek pika e statusit, ku thotë që Këshilli organizon aktivitete – ky është aktivitet – pavarësisht se i vini emrin udhëtim turistik, i shërben edhe njohjes, edhe bashkëpunimit të këtij Këshilli”, thotë ai. Z.Skënderi foli për një grup prej 34 personash, nga të cilët 26 ishin ata që e fitonin këtë ofertë. Këto të fundit, sipas tij, të gjithë pjesë e Këshillit, ndërsa personat e tjerë që iu bashkuan grupit për shkak të prenotimi të autobusit kanë mbuluar vetë shpenzimet e tyre. “Gjithë grupi përbëhej nga 34 vetë nga të cilët 26 ishin ata që e fitonin këtë ofertë, kurse të tjerët i kanë derdhur lekët vetë pranë llogarisë. Angazhimi, prenotimi është bërë nga Urdhri i Infermierit. Për një person që ka punuar, që është angazhuar pa pare, që vjen nga rrethi këtu, që sjell problem, sjell mendime, diskuton, vendos dhe për 5 vite të harxhosh 135 euro, ndoshta ata të Këshillit paskan menduar gabim dhe qenka luks i madh të harxhosh 135 euro. Pretendime kanë ngritur 3 apo persona, kurse infermierë janë 14 mijë”, është shprehur Skënderi.