Ilo Kodra: Ja e vërteta absolute e Katovicës

    429
    Sigal

    Ish sekretari i zyrës së Komitetit Qebndror Ilo Kodra: Servet Pëllumbi ka të drejtë, unë e mbështes plotësisht sepse Katovica është një realitet historik

    Debati për vërtetsëinë e mbledhjes së Katovicës, apo mohimit të vendimeve të saj, tanimë është bërë tepër ngulmues. Duket se Katovica i ka ndarë politikanët, gazetarët, politologët apo  shkrimtaraët shqiptarë në dy grupime, pro dhe kundër pranimit të faktit, nëse ajo ka ekzistuar, apo është thjesht një krijim i fantazisë popullore. Madje, kohët e fundit kanë plasur shumë debate, polemizuese, duke përdorur edhe fyerje ndaj njëri-tjetrit. Kështu, Prof.Dr. Servet Pëllumbi e ka pranuar faktin se në Katovicë janë marër vendime të rëndësishme, për ardhmërinë e rajonit tonë. Ndërsa, disa ditë më pas kishte një reagim të ashpër të Guro Zenelit, në adresë të Prof.Dr. Servet Pëllumbit, të cilin  e quan të “lajthitur”. Por më në fund, sot ka ardhur prononcimi i ish sekretarit të zyrës kryesore të Komitetit Qendror, Ilo Kodra, i cili mban anën e zotit Pëllumbi, duke thënë se: “Prof.Dr. Servet Pëllumbi nuk flet mbroçkulla, por ai e di shumë mirë se çfarë thotë.  Për Katovicën ka njerëz që do të dalin të flasin, sepse unë njoh njerëz të gjallë, të cilët mund të flasin me orë të tëra për këtë çështje të rëndësishme të Katovicës”. Duke specifikuar problemin, ai thotë: “Unë ju siguroj se çështja e Katovicës është e vërtetë. Në ligjëratë të drejtë, ai tha: “Profesor Servet Pëllumbin e njoh shumë mirë dhe ai nuk thotë kurrë mbroçkulla, por gjëra të vërteta. Ai nuk flet kurrë kot, sepse kjo nuk është as në natyrën dhe as në shkallën e lartë të njohurive të tij”. Më tej, duke sqaruar këtë problem, Ilo Kodra, thotë se pasi është njohur me letrën e botuar nga vendimet e Katovicës, ka nxjerrë si konkluzion se: “Katovica ekziston, por kjo letër nuk është shkruar nga Komiteti Qendror, sepse nga mënyra e të shkruarit, nuk më duket se është përpiluar atje. Por kjo është shkruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, sepse në atë kohë, Ramiz Alia ishte edhe President i Republikës”.

    ….

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf