Homazh për Arbën Xhaferrin

    393
    Sigal

    Jo vetëm njerëzit  që punuan dhe komunikuan me Arbën Xhaferrin, mund të flasin për të. Për të mund të flasin të gjithë shqiptarët, kudo që janë, veçanërisht intelektualët, që dalluan te Arbën Xhaferri në radhë të parë mendimtarin. Mendimet e fuqishme dhe tepër racionale, idetë e pasura dhe fort të argumentuara, kultura  e veçantë që ato kishin kurdoherë në themel, logjika e goditur  dhe gjithnjë origjinale  e Arbën Xhaferit, shkrimet  e tij tepër mbresëlënëse, kishin aftësi tepër të mëdha depërtuese në të gjithë shqiptarët, veçanërisht në intelektualët; ato pasuruan mendimin dhe kulturën shqiptare në politike, në gazetari, në filozofi, në sociologji  e gjetiu.

    Janë të gjithë këta faktorë që bënë që të gjithë bashkëkombësit e njohën mirë Arbën Xhaferrin dhe të gjithe e respektojnë atë. Me vlerat e tij të medha që rrezatojnë fuqishëm dhe vazhdimisht, me dashuri të veçantë në hapësirën mbarëshqiptare, ai gdhendi figurën e mendimtarit dhe të mësuesit, të shqiptarit të vërtetë. Ato ishin në themel të analizave dhe sintezave të fuqishme që ai trajtoi dhe të konkluzioneve personale me rrezatime të vecanta mbresëlënëse, të qëndrueshme dhe joefemerike, me te cilat ai skanoi zhvillimet historikedhe aktuale, vlerat e mëdha morale e njerëzore që atë e perçonin, që në zemer kishin kurdoherë shqiptarizmin.   Të gjithë me respekt te veçante nderojnë figuren e tij shumëdimensionale dhe polivalente në zhvillimet e sotme.

    Modeli që ai gdhendi është dhe ai i analistit të vërtetë të afirmuar në të gjitha analizat e shumta dhe të sakta që ai ndërmori, shoqërore, ekonomike dhe politike; është ai i mësuesit dhe udhërrëfyesit që merr  përdore mendimin dhe që ndriçon edhe politikën, për të vënë regull në kaosin e sotëm që e karakterizon atë.

    Modeli i përkryer që ai na la, është ai i rilindasit të ri, i politikanit të ndershëm, i patriotit të zjarrtë, i oratorit të vërtetë e pasionant edhe në realitetet e sotme komfliktuale, që jo rrallë gjenerojnë korrupsion, abuzim dhe terror.

    Personaliteti dhe dinjiteti i Arben Xhafeërit, janë frymëzues për këdo, veçanërisht për elitën intelektuale. Mjafton për këtë që të përdoren “syzet” e vërteta me të cilat lexohen vlerat.

    Prof. Bardhyl Golemi