Hidër Buci: Avokatët grekë tallen me emigrantët, u marrin lekë dhe s’u zgjidhin hallin

    676
    Sigal

    Flet Kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë, Hidër Buci

    Në Greqi për çdo ditë ka zhvillime të reja mes emigrantëve. Këto të reja janë në lidhje me procesin e legalizimit, më papunësinë, me arsimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, me rikthimin në atdhe, me punët stinore, por dhe me vizitat e qeveritarëve të rinj në Athinë dhe takimet e tyre me përfaqësues të emigrantëve. Ajo që vlen të theksohet është se ende shoqatat e emigrantëve janë të përçara, kanë mosmarrëveshje midis tyre, çuarje, e cila ndikon dhe në përzgjedhjet e diplomacisë shqiptare në takimet e qeveritarëve tanë  gjatë vizitave shtetërore në Athinë.

     Si u cilësua vizita e ministrit të Jashtëm shqiptar në Greqi: A u takua zoti ministër Bushati me emigrantët?

     Në Greqi thanë vizitë pa kripë, apo rutinë, ndërsa ne emigrantët themi se nuk solli asgjë. Një vizitë që u komentua pak dhe pse shtypi shqiptar e trumbetoi fort. Në radhë të parë diplomacia shqiptare duhet të punojë të heqë Ligjin e Luftës që Greqia e ka akoma në fuqi. Përsa i takon takimeve në ambasadë. Çdo ambasador, ka krijuar celulat e tij përmes ndërhyrjeve me politikën dhe drejtësinë greke, vetëm e vetëm për të mbrojtur korrupsionin dhe pandershmërinë e tyre në të gjitha drejtimet dhe për të bllokuar shoqatat e vërteta, të cilat kanë ngritur zërin kundër korrupsionit, apo shkeljeve ligjore në ligjërimin e shqiptareve.

    Ambasadori i Dashnor Dervishi, zotin ministër e takoi me mercenarët e celulave të vjetra, të cilët nuk janë dëgjuar ndonjëherë të flasin diku për hallet, problemet e shqetësimet e emigrantëve tanë. Ministrin e Jashtëm zotin Bushati, ambasadori Dervishi e takoj me F. T, J M, me Kryetarin e Korinthit, z.Abazi dhe disa të tjerë, të cilët kanë qenë dhe janë anëtar të PASOK-ut, grek.  Kështu që, ministri duke mos u njohur me kusht u takua me ministrin, nuk mori asnjë shqetësim për emigrantët, por vetëm falënderime për ambasadorin, falënderime mes njëri- tjetrit dhe falënderime për administratën greke, duke deklaruar se, emigrantët tanë nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë shqetësim në Greqi. Por jetojnë të lumtur dhe të gëzuar!! E theksoj, se zonja ish -kryetare e “FEDERATËS” fantazmë, në një takim që pati para disa vitesh në Parlamentin grek, deklaroi se: “Shqiptarët në Greqi nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë lloj shqetësimi…”.

     Cilat janë problemet emergjente që shqetësojnë emigrantët shqiptarë?

    Dihen botërisht shqetësimet dhe krimet e fillimit të emigrimit shqiptar në Greqi, që nga Kufiri Shqiptaro-Grek, nga Ushtria, Policia Kufitare e gjitha policitë e zonave të Greqisë, por cilat janë problemet më emergjente tani : 1-Toponimi i vendlindjeve të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi.-Ndryshimi i ligjeve që dalin nga Parlamenti dhe bllokohen apo faturohen me pagesa të rënda nga urdhrat verbale të nxjerra nga dikasteret e drejtorit përkatëse greke, ku ndryshe dalin nga Parlamenti dhe ndryshe zbatohen në zyrat e administratës të lejeqëndrimeve, por më keq se po të bësh një kontroll në të gjitha zyrat e lejeqëndrimeve, nuk do të gjesh një ligj si në njërën zyrë ashtu në tjetrën. Problemi i punësimit të emigranteve të ligjshëm për shqiptaret, ku janë zëvendësuar nga të paligjshmit e huaj si ato pakistanezë, afrikanë e tjerë, por dhe nga shqiptarë që vijnë me pasaporta për tre muaj, të cilët, pronarëve grek ju është dhënë liria duke shfrytëzuar emigrantët e paligjshëm me 16 orë punë dhe me një pagesë fëminore nga 10 deri 15 euro për 16 orë punë… Plus, që këta punëdhënës, shfrytëzojnë emigrantët në maksimum, por ky lloj shfrytëzimi sjell dhe boshatisjen e Arkës së Shtetit, pasi këta emigrantë që shfrytëzohen nuk i paguajnë taksa e tatime arkës së shtetit grek… Problemi kryesor, janë moszbatimi i ligjit për dhënien e pensioneve për ata emigrantë shqiptarë që kanë plotësuar kushtet, për ata emigrantë që janë aksidentuar në punët e ndërtimit apo të bujqësisë greke, të cilët nuk kanë marrë asnjë lloj drejtësie nga gjykatat greke, por përkundrazi, disa ndër to, avokatët grekë ju kanë marrë paratë (EURO) dhe së fundi akuzojnë të sëmurin se po na kërcënojnë ne avokatët!? Prandaj neve prej shumë vitesh kemi kërkuar një avokat me licencë europiane për të ardhur në Greqi për të mbrojtur emigrantët e aksidentuar dhe fëmijët e të vdekurve në punët e punëdhënësve grekë dhe po në rrugët automobilistike … –Problem tjetër.. Dënimet e rënda të shqiptarëve në krahasim me ata vendalinj, ku shqiptari merr trefishin e gjobës për çdo shkelje rregulli të qarkullimit rrugor. Ti thuhet stop pajisjes me certifikata për emigrantët, duke i zëvendësuar me emrat prindëror në kartat e identitetit, pasi certifikata merret vetë për dy emrat prindëror, ku kjo është një lojë e dyfishtë shqiptaro-greke për të mbushur arkat e dy shteteve… Problemi i dytë është se: Partitë politike shqiptare, kanë hapur shumë degë në Greqi, përmes disa krerëve të shoqatave, të cilët kanë shitur statutin e emigrantit duke rënë pre e partive politike për një lëmosh të vogël dhe me këtë rast janë përçarë emigrantët!…

     Sa emigrantë janë jashtë legalizimit dhe sa mendohet se janë kthyer?

     Politikat stërholluese greke, gjithmonë, kanë bërë programe të fshehura për të larguar në butësi e fshehtësi sa më shumë emigrantë shqiptarë prandaj. Qëllimisht, në shkurtin e vitit 2011, ish- Kryeministri Papandreu, deklaroi në mediat greke e ato europiane. se është jashtë kushtetute dhënia e nënshtetësive për të huajt. Ky shqetësim ishte vetëm për shqiptarët, pasi shumë prej tyre i plotësuan kushtet e marrjes të nënshtetësisë, por ishte frika zyrtare e shkollimit dhe zënies së vendeve të punës nga emigrantët. Po kështu, me të tillë qëllim u bë dhe bllokimi i qëllimshëm i pasaportave të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, prandaj vuajnë emigrantët familjarë me fëmijët e tyre, ku me këtë rast, u plotësua dëshira politike e PASOK-ut -që s’kishte arsye- pasi emigrantët kishin vite që lëviznin me ato pasaporta…

     Kërkesat e shoqatës?

    Kërkojmë zhbllokimin e toponimeve në pasaportat për fëmijët e lindur në Greqi.

    Një avokat shqiptar me licencë europiane për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve të aksidentuar shqiptarë dhe fëmijëve të të vrarëve në punët greke, ku sot sorollaten dyerve të gjykatave dhe nuk marrin asnjë drejtësi e plus përbuzjeve. Kërkojmë zbardhjen për zhdukjen e 32 dibranëve nga policia e Korfuzit në vitin 1996. Por mbi të gjitha, kërkojmë më shumë interesim nga shteti, më shumë hapje pune në atdhe, më shumë kujdes ndaj fëmijëve për mësimin e gjuhës shqipe. Po troket një analfabetizëm i madh.

    nga Arben Progri