GREQI/ Shans legalizimi për gratë emigrante deri më 13 prill

    486
    Sigal

    GREQI/ Kushtet e të drejtës së qëndrimit, pajisja dhe rinovimi me lejen e qëndrimit

    Vendimi me temë “Përcaktim i procedurës dhe kushteve për të përfituar nga nenet e ligjit 3386/2005, për shtetasit e vendeve të treta, shoqërues të vendasve të paralizuar, me probleme mendore ose invaliditet mbi 80%” është një shans i mirë legalizimi për të gjitha gratë emigrante që punojnë “brenda” ose në shtëpitë e vendasve me probleme të tilla.

    Në një periudhë të tillë, është vërtet një shans i mirë, mjafton të gjeni mbështetjen e punëdhënësit, për të siguruar dokumentin bazë që është diagnoza mjekësore e pacientit si dhe vërtetimi i Komisionit Shëndetësor të nivelit A’ që konstaton problemet shëndetësore dhe përqindjen e invaliditetit të pacientit.

    Konkretisht, ky vendim (për të cilin kemi shkruar dhe më parë, por tani po e paraqesim të plotë, pas kërkesave tuaja) parashikon kushtet dhe procedurën që duhet ndjekur, si më poshtë:

    Kushtet e të drejtës së qëndrimit

    Me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Administratës së Decentralizuar, lejohet pajisja me leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta që punojnë e jetojnë në vend si shoqërues të vendasve të paralizuar, me probleme mendore ose invaliditet mbi 80%” të paktën për një vit nga data e publikimit të këtij vendimi (13 shtator 2013) përderisa:

    a) Personi të cilit i ofrohen shërbimet e shtetasit të vendit të tretë është me dokumente të vërtetuara i paralizuar, me probleme mendore ose invaliditet mbi 80%”.

    b) Invalidi, familjarët ose dëshmitar i gjykatës marrin përsipër të bëjnë kontratë pune me shtetasin e vendit të tretë, sipas kushteve të legjislaturës së punës.

    c) Shtetasi i vendit të tretë nuk ka çështje ligjore apo sigurimi në vend.

    Neni 2

    Pajisja dhe rinovimi me lejen e qëndrimit

    1.Shtetasi i vendit të tretë duhet të dorëzojë kërkesën në shërbimin kompetent për lejen e qëndrimit për punë me këto dokumente shoqëruese:

    -Kërkesën

    -Tre fotografi me ngjyra të kohëve të fundit, si të pasaportave apo për çdo leje qëndrimit tjetër

    -Fotokopje të pasaportës së vlefshme

    -Fotokopje të vendimit të diagnostikimit të invaliditetit nga Qendra e Diagnozës së Invalidëve (KE.P.A.) e IKA-ETAM si dhe diagnozën e mjekut për nevojën e ndihmës dhe qëndrimit të vazhdueshëm me një person të dytë, si dhe fotokopje të vendimit për marrjen e asistencës jashtë institucionit për paralizë fizike.

    -Deklaratë përgjegjësie e shtetasit grek invalid ose të familjarëve më të afërm, përgjegjës për atë, se shtetasi i vendit të tretë ofron shërbime të si shoqërues i invalidit, të paktën një vit para publikimit të vendimit (13 shtator 2013) dhe se nuk kanë të punësuar tjetër person për këtë detyrë.

    -Kontratë pune ku të vërtetohet pagesa e shtetasit të vendit të tretë sipas ligjit të punës. Vlefshmëria e kontratës së punës funksionon në varësi të pajisjes së menjëhershme apo me shtyrje me vërtetimin e llojit A’.

    -Certifikatë shëndetësore të shoqëruesit nga vendi i tretë ku të vërtetohet se nuk vuan nga asnjë sëmundje kërcënuese për shëndetin publik.

    -Taksë (paravolo) sipas dispozitave të par. 1 neni 92, ligji 3386/05.

    ***

    Rinovimi

    -Për rinovimin e lejes së qëndrimit, i interesuar duhet që dy muaj para skadimit të lejes së qëndrimit të dorëzojë kërkesën përkatëse, sipas kategorisë së lejes së qëndrimit që kërkon të pajiset.

    Neni 3

    1.Vlera e kësaj leje qëndrimi është fillimisht një-vjeçare dhe rinovimi dy-vjeçar. Nuk lejohet ndryshimi i punëdhënësit gjatë vitit të parë të lejes së qëndrimit.

    2.Punëdhënësi duhet të dorëzojë kërkesë vetëm për një person, gjatë gjithë vlefshmërisë së kësaj leje qëndrimi.

    3.Punëdhënësi që përfshihet në këtë vendim nuk ndiqet penalisht as nuk do të zbatohen kundër personit të tij dispozitat e nenit 86, par. 3, 4 të ligjit 3386/2005, siç janë në fuqi (për mungesën e deklarimit të mëparshëm apo të kontratës së punësimit më parë).

    4.Shtetasit e vendeve të treta që përfshihen në këtë vendim përjashtohen nga dënimet e parashikuara në paragrafin 6, të nenit 86 të ligjit 3386/2005 (për punësim të padeklaruar dhe mungesë legalizimi të deritanishme).

    5.Të sa më sipër vlejnë deri në 6 muaj, nga data e publikimit të vendimit (deri më 13 prill 2014).

    Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare.

    I. Londo