GREQI/Ja vendimi që përjashton shqiptarët nga asistenca!

    435
    Sigal

    GREQI/ Ku bazohen nëpunësit e OGA për të përjashtuar shqiptarët emigrantë, nga asistenca familjare A21

    Më në fund zbulojmë vendimin ku bazohen nëpunësit e OGA për të përjashtuar lehtë e bukur

    shqiptarët emigrantë, nga asistenca familjare A21. Kaluan muaj të tërë, madje disa prej jush e keni marrë edhe këstin e parë, për të zbuluar se çfarë

    fshihet në të vërtet, pas refuzimit këmbëngulës të nëpunësve. Në njësinë qendrore të OGA, në rrugën “Averof” 7, ku detyrimisht drejtohen të gjithë banorët e Atikës e zonave të afërta, radha është pafund. Çdo ditë aparatura në hyrje lejon deri në 250

    numra, për t’ju shërbyer të interesuarve për procedurën. Pa ekzagjerim, numrat mbarojnë e shumta deri në orën 10.00 (në 08.30 hapet zyra). E megjithatë, deri në orën 14.30 salla është e mbushur me njerëz. Nuk janë vetëm të huaj, mes tyre ka mjaft grekë. Sepse procedura e re e sivjetshme ka shumë pikëpyetje nga të gjithë, ndërkohë që dhe shlyerja nga shteti grek vonon pa masë. Por kjo nuk ka rëndësi, nëse e përfiton, një moment, akoma dhe muajt e parë të vitit 2014, shuma do depozitohet në llogarinë bankare. Çfarë duhet të zbulonim ka lidhje me vendimin, sipas të cilit, shtetasit e vendeve të treta nuk përfshihen në vendimin e ri të asistencave. Në sallën pritëse shqiptarët reagojnë të indinjuar, madje disa prej tyre guxojnë të flasin me tonë të lartë, çdo ditë. Unë paguaj gjithë taksat! –thotë një prej tyre.

    Tjetri i kërkon nëpunësit ku e ka vendimin. Nëpunësi, nga ana e tij gjithashtu mjaft i indinjuar (ç’e gjeti me këta emigrantët nëpër këmbë, pse s’venë andej

    nga erdhën!!!) i tregon vërtetimin. Por është i njëjti me atë që kemi vendosur në gazetë, fjalë për fjalë, si në greqisht dhe në shqip. Në asnjë kënd, cep, pikëpresje, nuk përjashtohet askush.

    Përkundrazi, thotë se kusht bazë është qëndrimi ligjor 10-vjeçar në Greqi, që vërtetohet nga deklaratat tatimore të fundit. Përveç kësaj, ka familje shqiptare, me dokumente si emigrantë (jo minoritarë) që e kanë marrë një shumë.

    ***

    Menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit Ministror për Asistencën Familjare të OGA, publikohet një reformë e vendimit ministror me nr. Δ27/15239/645/16.5.2013, në fletoren zyrtare e gjeni me kodin (ΦΕΚ Β’3180), me titull “Përcaktim i procedurës për asistencën e përgjithshme familjare etj.” e ministrive të Ekonomisë dhe Punës,Sigurimit Shoqëror dhe Ndihmës Sociale. Konkretisht, në paragrafët e nenit 2, ky vendim i ri ministror përcakton dhe përfituesit si më poshtë: Përveç sa më sipër, sipas kategorisë përfituesit kërkohen fotokopje të sigluara të:

    -Dokument i qëndrimit të ligjshëm përshtetas të vendeve të BE-së

    -Letërnjoftim i posaçëm për homogjenët e huaj (minoritarët).

    -Leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta nga zona europiane e shteteve si Zvicra, si dhe shtetas të vendeve të tjera jashtë BE-së, europiane, që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe:

    -Letërnjoftim i posaçëm për shtetas të huaj azilant politik, refugjatë, të cilët kanë përfituar këtë status. -Letërnjoftim i posaçëm për qëndrimin e shtetasit të huaj i njohur me statusin e refugjatit, ose për sa nuk kanë statusin e refugjatit por janë pajisur me LEJE

    QËNDRIMI PËR ARSYE HUMANITARE.

    Ata që e morën, si…?

    Pyetja është se si e morën të tjerët, përderisa disa këste kanë hyrë në llogaritë bankare të shqiptarëve me leje 10-vjeçare? Përgjigja është e thjeshtë, financierët (logistes) që kanë plotësuar A21 në këto raste kanë klikuar kuadratin për shtetasit e huaj (Allodapoi) pa i kushtuar rëndësi vazhdimit të fjalisë, që thotë

    PRINDËR TË FËMIJËVE, SHTETAS GREKË

    Sistemi elektronik i OGA është i tillë që të mos ketë AKOMA mundësinë të kontrollojë vërtetësinë e deklaratës dhe nga kjo çdo gjë ka ecur mirë, A21 është pranuar, është dukur e saktë dhe

    procedura është kryer automatikisht. Përgjegjësja e OGA, gjithsesi, ka paralajmëruar në gazetë se nuk këshillojmë të veprohet kështu, pasi në një kontroll të mundshëm, që madje kanë filluar muajt e fundit të vitit, emigranti do ketë pasoja serioze, sepse është një

    shkelje e madhe e ligjit. Domethënë, na bëri të qartë, se në vend të përfitoni diçka, që është e drejta logjike e çdo shtetasi që paguan mbi 10 vjet taksat në Greqi dhe është i ligjshëm, do shtoni problemet, duke rrezikuar edhe rinovimin e lejes së qëndrimit, po edhe

    një gjobë të konsiderueshme. Ndërsa kërkesës sonë për një rishqyrtim të vendimit dhe përfshirjen e të paktën një kategorie emigrantësh, familjarë që e meritojnë dhe e kanë edhe shumë të nevojshme, përgjegjësja e OGA i është përgjigjur me sinqeritet të plotë: “Mund të bëni një kërkesë si komunitet, por mirë është të shikoni pak situatën përreth. Ne këtu, siç e vë re, punojmë me personel që është pushuar nga puna dhe është në prag të largimit, e nuk kanë ndërmend të punësojnë të tjerë as në administratë, askund. Kriza është kaq e thellë sa, çfarë të themi më. Mendoni se ekziston ndonjë shans që shteti grek të hapi kuletën e të paguajë asistenca ekstra tek emigrantët? Kur nuk po shlyen dot as ata që e përfitojnë, familjet greke me mbi tre fëmijë?”. E me këtë përgjigje e mbyllëm dhe ne çështjen e diskutuar deri në vuajtje të Asistencës Familjare për këtë vit. Komentet tuaja, megjithatë, janë ende të

    mirëpritura…

    Ira Londo

    GREQI/ Kodi i ri i Emigracionit, Athina në qëndrime mjaft kontradiktore

     Statusi europian për brezin e ri, çfarë fshihet pas “Lejes Afatgjatë”

     1-Kur hyn në fuqi Kodi i ri i Emigracionit?

    2-Çfarë fshihet pas “Lejes Afatgjatë” & punësimit në BE?

    3-Statusi europian për brezin e ri, MIT apo e Vërtetë?

    Përfundimisht u botua dhe u paraqit Kodi i Ri i Emigracionit, që me aq shumë zell e kishin trumbetuar këtu e shumë kohë. Mund të konsiderohej si një premtim paraz­gjedhor ose si një zotim për të dhënë një status më konform në kushtet aktuale të realitetit të emigrantëve. Por po ashtu për të përballuar një realitet aq shumë të rëndësishëm të krijuar edhe pas shkrirjes të neneve të cilësuara si antikushtetuese të ligjit 3838/2010 që jepnin mundësinë e përfitimit të nënshtetësisë greke tek brezi i dytë i emigrantëve. Predispozi­tat e mbetura të ngrira këtu e shumë kohë kanë krijuar një realitet edhe më të pasigurt për mijëra të rinj, të cilët sot kanë krijuar jetën e tyre në Greqi, por që nga dita në ditë po përballen me frikën e paligjshmërisë. Dhe për fat të keq disa nuk po përballen vetëm me frikën e paligjshmërisë dhe ilegalitetit tashmë, por po përballen me vetë re­alitetin e dhimbshëm e të qenurit i paligjshëm.

    -Vetë Ministria e Brendshme kishte ndërmarrë një sërë zotimesh se hapë­sira e krijuar nga pezullimi i ligjit do të përmbushet me një kod të ri emigra­cioni, i cili nuk do të ndërmarrë hapa inkurajuese për statusin e brezit të ri te emigrantëve por po ashtu edhe të emigrantëve të brezit të parë. Një kod i cili do të përshpejtojë procedurat, do të stërhollojë kërkesat dhe kushtet bu­rokratike dhe do vijë në ndihmë emi­grantëve të kohës të krizës të rëndë që ka gllabëruar vendin pesëvjeçarin e fundit.

    Greqia është dashur të hyjë shpesh herë në qëndrime mjaft kontradiktore edhe në fazën e hartimit të politikave të emigracionit. Mosmarrëveshjet mes palëve por edhe neglizhenca për të patur një politikë sa më normale, duke lënë çështjet e emigrantëve në mëshirë të fatit, kanë krijuar një gjendje në kushte tërësisht mjerane në jetën e emigrantëve ekonomikë.

    Dokumentet për asistencën

    -Shkelje e kontratës së punës, nga punëd­hënësi

    -Vërtetimi i plotësuar nga Punëdhënësi për IKA me të dhënat e 3-mujorit të fundit. Ky vërtetim duhet të ketë vulën e punëd­hënësit, pa qenë e nevojshme siglimi apo firma e nëpunësve të IKA.

    -Libër shëndeti familjar

    -Deklaratë ose përgjigje e deklaratës tati­more

    -Llogari ku të vërtetohet adresa e shtëpisë

    Në OAED duhet të paraqiten brenda 60 ditëve nga dita e shkëputjes nga puna. Periudha e asistencës është në varësi të ditëve të punës, nga 12 muaj deri në 2 vjet. Së fundi, kujtojmë se nga data 12.03.2012 asistenca bazë mujore e papunësisë është 360 euro plus 10% për çdo anëtar të familjes.