GREQI/ Deri më 30 qershor, rinovimi për ata që nuk kanë “ensima” (sigurimet shoqërore)

    377
    Sigal

     A) RINOVIM I LEJES SË QËNDRIMIT ME PUNË TË VARUR/SHËRBIMI OSE PROJEKTI (ΕΞΑΡΤΗΜΕΝΗΣ/ΠΑΡΟΧΗΣ ΥΠΗΡΕΣΙΩΝ ή ΕΡΓΟΥ)

     Të gjitha lejet që skadojnë deri më 30/9/2014 (me ose pa kohën e shtesë*) rinovohen pa kontroll të pullave (ensima).

    Kur kërkesa aplikohet deri më 31/5/2014, leja është 2-vjeçare dhe i nënshtrohet dispozitave të Ligjit 3386/2005. Duhet kontratë/ergosimo, etj..

    Kur kërkesa aplikohet nga data 1/6/2014, leja e qëndrimit është 3-vjeçare dhe i nënshtrohet dispozitave të Ligjit 4521/2014. Në pritje të vendimit ndërministrorë.

    Për aplikime rinovimi të lejeve të qëndrimit të cilat bëhen duke vënë në dispozicion periudhën 5 mujore të shlyerjes së kohës të aplikimeve**, jepet leje qëndrimi 3-vjeçare me fillim ditën e skadimit të kohës shtesë 5-mujore.

    SHEMBULL: Leje me skadim 20/3/2014 merr kohë shtesë deri më 20/8/2014 dhe bëhet aplikim rinovimi me datë 25/6/2014, i jepet leje qëndrimi 3 vjeçare, duke filluar nga data 21/8/2014. Në raste të tilla nuk duhen pulla (ensima, kontratë ),etj., por vetëm leje qëndrimi në fuqi.

    B) RINOVIM LEJESH QËNDRIMI 10 VJEÇARE-(ΑΝΑΝΕΩΣΗ ΑΔΕΙΩΝ ΔΙΑΜΟΝΗΣ ΣΕ ΔΕΚΑΕΤΟΥΣ ΔΙΑΡΚΕΙΑΣ)

    Kur kërkesa e aplikimit dorëzohet deri më datë 31/5/2014 (me ose pa kohën e shtesës) nevojitet Libër Shëndeti në fuqi-jo pulla (ensima) dhe të përmbahen kushtet siç ishin në zbatim në Ligjin 3386/2005

    Për aplikime nga data 1/6/2014 në pritje të vendimin ndërministrorë

    KËRKESA BASHKIMI FAMILJARË (BASHKËSHORTËT)

    Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët), që aplikohen duke marrë kohën shtesë nuk nevojiten burime të mjaftueshme.

    Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët) që aplikohen deri më 31/5/2014 pa marrë kohën shtesë, nevojiten burime të mjaftueshme

    Për kërkesa për bashkim familjar (bashkëshortët) që aplikohen nga data 1/6/2014 pa marrë kohën shtesë, në pritje të vendimit ndërministrorë

    Vërtetimet Blu (μπλε βεβαιώσεις) që janë lëshuar deri më 1/4/2014 shtyhen deri më 31/3/2015. Ndërrohen Vërtetimet Blu, vetëm në rastin se ndërrohet pasaporta, ose kemi humbje të dokumentit, dhe kjo me vërtetim nga policia.

    Aplikime që janë dorëzuar në vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013 përmbushen me librin e shëndetit në fuqi gjatë datës të dorëzimit të aplikimit, ose datës së sotme si dhe 150 euro pagesë paraprake. Për bashkimin familjar duhet dhe për bashkëshortin 150 euro pagesë paraprake, por siç u tha më lart nuk nevojiten burime të mjaftueshme.

     E njëjta gjë me të lartpërmendurat është në fuqi për aplikimet 10-vjeçare, të cilat u dorëzuan gjatë viteve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe u hodhën poshtë për shkak të pullave. Duke sjellë libër shëndeti në fuqi, jepet leja e qëndrimit. Bashkëshortët e aplikuesve do paguajnë 150 euro paraprakisht dhe do marrin leje qëndrimi 3-vjeçare.

    VINI RE: Të gjitha dokumentet shtesë do dorëzohen me KËRKESË TË PËRGJITHSHME (ΓΕΝΙΚΗ ΑΙΤΗΣΗ) për të cilën i interesuari do kërkojë t’i nënshtrohet dispozitave të Paragrafit 12 të Nenit 138 të Ligjit 4251/2014 (Kodi i Emigracionit). Kërkesa që janë refuzuar gjatë viteve 2010, 2011, 2012, 2013, vetëm për shkak të mungesës të pullave, dorëzojnë kërkesë terapie (shërimi) duke paguar paraprakisht 150 euro, libër shëndeti në fuqi atëherë ose sot, si dhe dorëzim nga procese gjyqësore, në rast se është dhënë urdhër i përkohshëm i ndalimit të vendimit të hedhjes poshtë të aplikimit.

    AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESAVE TË TERAPISË, me të cilën do kërkohet t’i nënshtrohen dispozitave të Paragrafit 12 të Nenit 138, të Ligjit 4251/2014 është deri më 30/6/2014.