Gjoleka i Laertit i heq asistencën familjes që nuk e votoi, vjen reagimi i Prof.Dr.Tritan Shehut

309
Sigal

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr.Tritan Shehu, ka vizituar familje të varfëra në zonën e Memaliajt.

Familjet Mihasi dhe Duro, janë shembulli i qartë i ndëshkimit të pushtetit të Rilindjes. Të dy familjet jetojnë në kushte tmerrësisht të vështira. Familja Mihasi në Luftinjën e Sipërme jeton vetëm me 10 mijë lekë që janë të destinuara vetëm për barnat e kryefamiljarit paraplegjik Kastriot Mihasi. Ky i fundit ka katër fëmijë dhe jeton në një kasolle pa kushte elementare, pa energji elektrike dhe pa ujë.

Ndërsa pushteti lokal në Memaliaj, ka ndëshkuar me heqjen e asistencës ekonomike familjes Duro në fshatin Martalloz. Sic thotë edhe vetë kryefamiljari Gjolek Duro në bashkëbisedim me zotin Shehu, kryetari i Bashkisë Memaliaj i zgjedhur më 30 qershor 2019 Gjolek Guci, i ka hequr asistencën ekonomike vetëm pasi ai bashkë me gruan, refuzuan të shkonin në votimet farsë. Ndëshkimi ishte i pamëshirshëm dhe kësisoj të gjashtë pjestarët e familjes Duro, nuk kanë se cfarë të ushqehen pasi askush nuk është në marrëdhënie pune.

Madje djali i madh Sokrati, ka lënë Gjimnazin për të mbledhur bimë medicinale së bashku me të atin për të siguruar kafshatën e bukës që Bashkia e Memaliajt ja hoqi 1 vit e gjysmë më parë.

I gjendur përballë kësaj situate Prof.Dr.Tritan Shehu ka premtuar se ndëshkimi për autorët që i privuan asistencën ekonomike për refuzimin e farsës zgjedhorëe të 30 qeërshorit, nuk do të vonojë.