Vasili: Rilindja “izolon” mjekët që protestojnë, por heshti për qindra policë që shembën teatrin

335
Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ato kanë kërkuar rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit sipas peticionit të dërguar në redaksinë e gazetës “Telegraf”.‘
Sigal

Buzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili , i cili shprehet se: ” Mjekëve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur bëjnë Rilindja bën mbledhje partie, kur cojnë qindra police të shembin teatrin, apo të bëjnë propagande bashkiake plot me njerëz s’ka asnje rëndesi COVID.
Ja reagimi i plotë
Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven.
Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.
Kur bejne Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.
Po a kane turp keta.
Cfare po kerkojne mjeket?
Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :
1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,
2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,
3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre
4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.
Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.
Cfare turpi!
Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.
Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.