Gazeta Telegraf/Zyrtare nga Ambasada Gjermane,ja si aplikohet për vizë pune

    473
    Sigal


    Zyrtare,
    Ambasada Germane në Tiranë/ Aplikim për vizë me qëllim punësimi Sipas §26, kreu
    2,

     



    Ja si aplikohet
    për vizë pune, në ambasadën gjermane në Tiranë

     

    Rregullorja
    e Punësimit (Për shtetas nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova,
    Ish-Republika Federale e Jugosllavisë, Mali i Zi dhe Serbia.)

     

    Shënim
    hyrës: Shtetasve të gjashtë shteteve të lartpërmendura u njihet vetëm në raste
    shumë të rralla e drejta e mbrojtjes përmes statusit të refugjatëve, duke qenë
    se vijnë nga të ashtuquajtura „shtete të sigurta të origjinës“. Kush udhëton në
    Gjermani dhe parashtron një kërkesë azili dhe vazhdon të qëndrojë derisa kjo
    kërkesë e tyre për azil të refuzohet, duhet të llogarisë që ndaj tyre do të
    vendoset një ndalim-hyrje në Gjermani dhe në gjithë zonën Schengen për një
    periudhë të gjatë kohore. Megjithatë, nga data 1 janar 2016, për shtetasit e
    këtyre gjashtë shteteve vlen një rregullore e re për nisjen e një marrëdhënieje
    punësimi për çdo lloj pune. Për të hyrë në Gjermani me qëllim fillimin e një
    pune nevojitet një vizë, për të cilën ju duhet të aplikoni në ambasadën
    gjermane në shtetin tuaj përkatës të origjinës, apo në shtetin e vendbanimit
    tuaj të ligjshëm. Aplikimi për vizë nuk është i mundur në Gjermani. Personat,
    të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si
    azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe kanë pranuar përfitime mbi bazën
    e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullorës së re nuk mund të
    marrin vizë. Kjo ndalesë nuk vlen për personat, të cilët kanë parashtruar një
    kërkesë azili mes 1 janarit 2015 dhe 24 tetorit 2015, dhe që më datën 24 tetor
    kanë qenë ende në Gjermani dhe pastaj janë larguar menjëherë nga Gjermania.
    Udhëzime rreth procedurave për viza Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të
    shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim.

     

    Para
    se të caktoni një takim për aplikim për vizë, ju duhet të keni dokumentacionin
    në vijim:


    Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën tashmë të
    nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo
    ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani. – Miratimin paraprak
    të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.

     Hapi i 1-rë:

    Kërkimi
    i një vendi pune apo një vendi për kualifikim profesional tek një punëdhënës
    konkret, përkatësisht, tek ndërmarrja që ofron kualifikim profesional në
    Gjermani. Për të udhëtuar në Gjermani duhet të keni një ofertë pune me karakter
    detyrues apo ofertë kualifikimi profesional nga një punëdhënës në Gjermani dhe
    një vizë kombëtare. Nëse keni gjetur një punë të përshtatshme, kërkoni prej
    punëdhënësit ofertën e punës, përkatësisht kontratën konkrete të kualifikimit
    profesional. Kjo duhet të përmbajë të dhëna të plota për punëdhënësin dhe
    punëmarrësin (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të
    kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit) dhe të marrëdhënies së punës
    (fillimi i kontratës- jo para datës 01.01.2016), lloji i kontratës, paga bruto,
    orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e vëçanta). Këshillohet të
    përpilohen së paku tri kopje të njëjta (të nënshkruara nga punëdhënësi i
    ardhshëm dhe ju personalisht) të ofertës së punës me karakter detyrues,
    përkatësisht të kontratës së punës ose kualifikimit profesional.

     

    Hapi i 2-të:

    Marrja
    e pëlqimit nga autoritetet gjermane kompetente për punësim Në mënyrë që më vonë
    të mund t’ju jepet viza, nga autoritetet gjermane kompetente kërkohet miratimi
    për punësimin. Për punëdhënësin tuaj pikë direkte kontakti është – sipas rastit
    – ose Zyra Federale e Punës ose Zyra për të Huajt. Se cila nga dy autoritetet
    është përgjegjëse, varet nga fakti nëse ju keni qëndruar më parë për një kohë
    të gjatë në Gjermani ( p.sh. si azilkërkues ose i toleruar, për shkollim ose
    studime, punë, kurs gjuhe mbi 3 muaj). Prandaj, ju duhet që punëdhënësit tuaj
    t’i jepni informacione gjithëpërfshirëse rreth qëndrimeve tuaja të mëhershme në
    Gjermani. Ju lutemi kini parasysh, që këto informacione do të verifikohen gjatë
    procedurës së mëpasshme për pajisje me vizë, dhe të dhënat e mangëta apo të
    pasakta mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë, përkatësisht në
    stërzgjatjen e kohës së përpunimit të kërkesës tuaj. Udhëzim: Për disa
    profesione të caktuara, në mënyrë të veçantë për profesionet në sektorin e
    shëndetit apo infermierisë, në Gjemani
    do t’ju duhet një leje për
    ushtrimin e profesionit. Për këtë lexoni linkun e mëposhtëm:

     

    http://ec.europa.eu/growth/toolsdatabases/regprof/index.cfm?action=regprofs&idcountry=3&quid=1&mode=asc&maxRows=*#top

     

    Nëse do të keni nevojë për një leje të ushtrimit te
    profesionit, atëherë punëdhënësi juaj duhet të lidhet paraprakisht me
    autoritetet përgjegjëse gjermane.