Fier/ Aksident automobilistik, përmbyset kamioni

461
Sigal

Një aksident automobilistik është shënuar sot në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’, në Fier.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip ‘Kamion’ me drejtues shtetasin A.Rr, i cili ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Levanit’.

Mësohet ndër të tjera se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. Rr, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier,

Në datën 02.06.2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.

Për pasojë është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.