Fatos Arapi/ Si s’të desha pak më shumë…

    479
    Sigal

    Unë e desha përtej vdekjes,

    Ashtu dashurova unë
    Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
    S’i s’e desha pak më shumë…

    Pak më shumë ku shpirti thyhet,
    T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
    Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
    Kujtimin të gënjejmë pak.

    Përtej vdekjes, përtej botëve,
    Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
    Asaj që më rri mes Zotave:

    “Si s’të desha pak më tepër…”.