Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për minatorët, elektricistët, emigrantët, veterinerët dhe invalidët

    464
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Baza ligjore dhe kushtet  e procedurat për të kërkuar pension të posaçëm

    Pyetje

     Mësuesi Selam Tocilla nga Sauku shkruan: jam i datëlindjes 1.5.1949. Kam punuar në profesion 43 vjet përfshi dhe 27 muaj që kam qenë ushtar. Pyes, ku e plotësoj moshën për të marrë pension të plotë ose të reduktuar?

     Përgjigje

     Ju pension të plotë merrni në moshën 65 vjeç mbasi keni mbi 35 vjet punë të siguruara, pavarësisht ku keni punuar, ndërsa me dëshirën tuaj mund të kërkoni pension të reduktuar edhe para kësaj moshe nëse nuk do të jeni i punësuar apo vetëpunësuar dhe të mos keni tokë në pronësi. Për çdo muaj që ju merrni pension të reduktuar para moshës 65 vjeç pensioni ulet 0,6 për qind. Ky pension, shtohet sa herë rriten pensionet e tjera, por mbetet i reduktuar për gjithë kohën e gëzimit të pensionit. Dokumentet për pension mund t’i plotësoni dhe dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore edhe para plotësimit të moshës së mësipërme.

     Pyetje

     Z. Vullnet Skëndaj shkruan: jam i datëlindjes 28.2.1949 dhe kam punuar gjithsej rreth 39 vjet i siguruar nga të cilat 28 vjet mësues, 7 vjet ushtarak, 2 vjet kam marrë pagesë kalimtare dhe 18 muaj kam punuar nëpunës në bashki. Marrëdhëniet me qendrën e fundit të punës i kam ndërprerë në shkurt të vitit 2012. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë?

     Përgjigje

     Ju përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç duke filluar nga data 28.2.2014 sepse keni mbi 35 vjet punë gjithsej pavarësisht ku keni punuar. Mbasi të dilni në pension të plotë mbështetur në nenin 16 të ligjit për pensionet suplementare të ushtarakëve nr. 10142, datë 15.5.2009, përfitoni edhe pension suplementar, i cili llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore neto për çdo vit të plotë që keni punuar ushtarak efektiv, deri në 50 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë.