Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për emigrantët, mekanikët, tornitorët, mësuesit dhe nënat me shumë fëmijë

    428
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dini për përfitimin e pensionit familjar

     Pyetje

     Disa emigrantë, të cilët së shpejti plotësojnë moshat e pensionit, janë të interesuar të dinë për procedurat e plotësimit të dokumenteve të pensionit, ku duhen dorëzuar dhe cilat janë afatet.

     Përgjigje

     Dokumentet që duhen plotësuar për të përfituar pension pleqërie të plotë ose të reduktuar janë libreza e punës, fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ditën për femra e noterizuar, certifikata e martesës për femra, certifikata e gjendjes familjare, vërtetimi i pagës bruto e neto nga 1.1.1994 deri ditën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare me qendrën e fundit të  punës, vërtetim nga dega ushtarake për kohën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, libreza e pagesës së kontributeve të sigurimeve vullnetare (nëse keni bërë sigurime vullnetare), vërtetim për ditët e punës të realizuara për çdo vit kur të interesuarit kanë punuar në ish kooperativën bujqësore, kërkesa për pension (formular i gatshëm i cili merret në agjencinë e sigurimeve shoqërore), etj.

    Pyetje

     Një specialist i riparimit dhe mirëmbajtjes të aparaturave elektronike shkruan: jam i datëlindjes 19.4.1949 dhe kam punuar 35 vjet i siguruar në institucione shtetërore dhe 10 vjetët e fundit jam i licencuar. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension?

    Përgjigje

    Ju do të merrni pension të plotë në moshën 65 vjeç sepse keni 35 vjet punë të siguruara. Nga dita që do të dilni në pension, mund të vazhdoni të punoni, duke përfituar njëkohësisht pensionin me shtesat përkatëse dhe të ardhurat nga puna, por jeni i detyruar të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore. Dokumentet për pension mbasi t’i plotësoni mund t’i dërgoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore deri 12 muaj kalendarike para plotësimit të moshës.

     …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf