Fadil KepiPërfitimi i pensionit për artistët, edukatoret, vetëpunësuarit dhe emigrantët

    330
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cili pension është më mirë, i kooperativës apo shtetit dhe kushtet për t’i përfituar?

    Pensioni i posaçëm për artistët

    Ministri, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës mund të propozojnë drejtpërdrejt me nismën e tyre, pavarësisht nga mosparaqitja e kërkesës së personit, dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror personave, të cilët vlerësohen se plotësojnë kriteret ligjore. Propozimi që paraqitet nga e interesuara në organet shtetërore për pension të posaçëm duhet të përmbajë: emrin, atësinë, datëlindjen, vendlindjen, certifikatën familjare të gjendjes civile, fotokopjen e kartës së identitetit, vërtetimin e sigurimeve shoqërore për masën e pensionit të zakonshëm të pleqërisë, kopjet e noterizuara të dokumenteve që vërtetojnë meritat e veçanta të personit si titujt e nderit, medaljet, dekoratat, çmimet e fituara, urdhrat, etj. Shuma e pensionit të posaçëm nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se pensioni maksimal i cilii shtohet pensionit të zakonshëm.

    Pensioni për emigrantët

    Në vendin tonë, femrat përfitojnë pension të plotë 60 vjeçe, dhe meshkujt 65 vjeç, kur kanë 35 vjet punë gjithsej të siguruara në Shqipëri. Me 22 vjet e 3 muaj ju do të përfitoni 64% të pensionit të plotë dhe z. Kastriot me 28,5 vjet  82% të pensionit të plotë që llogariten duke pjesëtuar vitet e punës që keni me 35 vjet që duhen për pension të plotë. Nëse keni nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi dhe dëshironi të bëni sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës që të merrni pension më të lartë duhet të paguani secili 49.320 lekë në vit dhe pensioni shtohet rreth 3%. Dokumentet mund t’i plotësoni dhe dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore Tiranë deri 12 muaj para plotësimit të moshës së pensionit. Vitet e punës në Itali janë të vlefshme për pension vetëm sipas legjislacionit të atij vendi.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf