Fadil Kepi/Trajtimi financiar i funksionarëve aktual të shtetit mbas fillimit nga puna të parlamentit e qeverisë së re

    438
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Periudha dhe shuma e pagesës që do të marrin ish-ministrat dhe deputetët

    1-Mbështetur në nenin 7 të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, botuar në fletoren zyrtare 13, të ndryshuar, personat që kryejnë funksione kushtetuese të grupit të parë germa “a”, pika 8 neni 1, ku përfshihen Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe Zëvendëskryetarët e Kryesisë së Kuvendit, pas largimit nga detyra u jepen 3 paga mujore të funksionit në qendrën e tyre të punës pavarësisht nga periudha që kanë qenë në detyrat e mësipërme. Pas këtyre pagave marrin nga sigurimet shoqërore pagesë kalimtare  50% të pagës referuese për aq kohë sa kanë punuar në funksionet e mësipërme, por jo më shumë se 3 vjet nga dita e largimit, në rastet kur nuk ripunësohen. Për shembull, një ministër i cili ka qenë në detyrë në një ose më shumë legjislatura, paguhet si më sipër vetëm për 3 vjet të plota, nëse një tjetër ka qenë vetëm 8 muaj përfiton të njëjtën mënyrë pagese për aq muaj, gjithnjë kur nuk është i ripunësuar në detyra të tjera shtetërore ose private.

    për më tepër lexoni gazetën Telegraf