Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për ushtarakët, emigrantët, bujqit dhe nënat me shumë fëmijë

    427
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Si veprohet në rastet kur tejkalohet afati i tërheqjes së pensionit dhe a japin sigurimet shoqërore ndihmë financiare në këto raste

    Pensioni suplementar për ushtarakët

    Pensioni suplementar nuk parashkruhet, por personi që kërkon përfitimet jo më vonë se një vit nga data kur i lind kjo e drejtë, përfitimi i paguhet nga dita e lindjes të së drejtës. Në rastet e tjera (kur kërkesa në sigurimet shoqërore bëhet mbas një viti), përfitimet paguhen nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim”. Nëse ju do ta kishit paraqitur kërkesën në sigurimet shoqërore Kavajë për pension suplementar, brenda 30 qershorit 2010, pensionin do të merrnit nga 1.7.2009. Meqenëse e keni paraqitur më vonë se 12 muaj pensioni ju është dhënë nga dita e paraqitjes së kërkesës. Megjithëkëtë sipas nenit 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, ju keni të drejtë të bëni ankesë me shkrim

    Afati maksimal i tërheqjes së pensioneve

    Personi sapo të kthehet në Shqipëri me librezën e pensionit dhe kartën e identitetit apo pasaportën të paraqitet sa më parë në pikën e pagesës për të marrë pensionin e 36 muajve të fundit me gjithë shtesat që i janë bërë pensioneve nga viti në vit ndërsa 4 muajt para 36 muajve nuk mund ti marrë. Po të zgjatet edhe më shumë periudha e pensioneve të pa tërhequra është në dëmin e tij mbasi në çdo rast do të marrë vetëm pensionin e 3 vjetëve të fundit nga dita e paraqitjes në sportelin e pagesës së pensioneve. Që të mos ndodhë kjo në të ardhmen i sugjeroj që të autorizoj një person tjetër në Shqipëri me autorizim të noterizuar deri në 6 muaj për tërheqjen e pensionit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf