Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për stomatologet, mjekët, trajnerët, emigrantët, shoferët

    371
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: A është e ligjshme që pensioni të jetë i njëjtë për profesione të ndryshme

    Pension i njejtë, profesione të ndryshme

    Përsa i përket faktit se mjekja ka punuar 40 vjet, përfshi dhe vitet e universitetit dhe infermierja vetëm 35 vjet, sqaroj se sipas nenit 33/1 të ligjit të sigurimeve shoqërore, vitet e punuara mbi 35 vjet paguhen vetëm kur punon mbi moshë, 4% mbi pension për një vit, 1% në çdo tremujor ose 0,34% në muaj, pra mbi 60 vjeçe, por duke pasur parasysh se me vendimin e këshillit të ministrave nr. 478, datë 16.6.2010, punonjësit e institucioneve buxhetore, siç jeni ju të dyja motrat, dalin në pension të plotë 60 vjeçe dhe nuk lejohen të punojnë mbi moshë me qëllim që të punësohen të rejat e të rinjtë, prandaj nuk keni përfituar shtesë pensioni megjithëse mjekja ka punuar 5 vjet më shumë se infermierja.

    Pensioni për ish të dënuarit politikë

    Mbështetur në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991, “për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, periudha e internimit të fëmijëve tuaj i quhet vjetërsi pune për pension nga mosha 15 vjeç. Femrat përfitojnë pension të plotë 60 vjeçe kur kanë 15 deri 35 vjet punë të siguruara në Shqipëri në sektor shtetëror ose privat. Personat që nuk i kanë vitet e punës kur i afrohen moshës së pensionit, kanë të drejtë të bëjnë sigurime vullnetare duke paguar 4.110 lekë në muaj ose 49.320 lekë në vit. Për sqarime më të hollësishme ju mund të interesoheni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Durrës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf