Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për naftëtarët, emigrantët, infermierët, shoferët dhe leja e lindjes

    438
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për të përfituar pensionin e posaçëm

    Pyetje

    Z. Greta Boduri shkruan, jam në javën e 33 të shtatzënisë. Punë me siguracione kam filluar në datën 12.03.2012. Lejen e paralindjes më takon ta marr më 26 dhjetor të këtij viti. Meqenëse nuk kam një vit punë të siguruar, pyes a më takon leja dhe shërbimi i lindjes me pagesë?

     Përgjigje

    Mbështetur në nenin 27 të ligjit të sigurimeve shoqërore, lejen e lindjes me pagesë e përfitoni nëse ditën që filloni lejen e paralindjes keni të siguruara në Shqipëri në sektor shtetëror ose privat, përfshi edhe periudhat e vetësiguruar në bujqësi, 12 muaj gjithsej, definitive ose provizore. Koha e sigurimeve vullnetare është e vlefshme për të përfituar pension pleqërie, invaliditeti, e familjar dhe jo për lejen e lindjes.

    Pyetje

     Z. Jani Kocani nga Kuçova shkruan: jam pensionist. Duke qenë lexues i rregullt i gazetës “Telegraf”, nëpërmjet shkrimeve për pensionet për të cilët ju falënderoj, jam informuar se personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në punë kanë të drejtë të kërkojnë pension të posaçëm. Kam punuar 40 vjet në sektorin e naftës dhe jam dalluar në shuarjen e zjarrit në pusin 542 në Marinës. Për këtë me Dekretin nr. 2488, datë 19 korrik 1957, “me propozimin e Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave” Presidiumi i Kuvendit Popullor më  ka dekoruar me medaljen “Për trimëri në punë” kopje e së cilës ndodhet edhe në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë në dosjen 62, faqe 489,të vitit 1957. Pyes, cila është baza ligjore për të kërkuar pension të posaçëm.

     Përgjigje

     Në nenin 5 të ligjit të sigurimeve shoqërore thuhet: “kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për pension të posaçëm personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf