Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për inspektorët arsimor, arbitrit, emigrantët dhe nëpunësit civilë

    348
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë kushtet që duhet të plotësojë për të përfituar pension një nënë me shumë fëmijë

    Vjetërsia e punës për pension

    Mbështetur në nenin 47 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.4171, datë 13.9.1996, “koha e qëndrimit pa punë e punëtores ose punonjëses që ndërpret punën për të ndjekur bashkëshortin që transferohet me punë jashtë shtetit ose në pikat kufitare, në territorin e të cilëve nuk mund të sistemohen me punë, quhet vjetërsi punë për pension. Koha e qëndrimit jashtë shtetit ose në pikat kufitare caktohet nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit popullor të rrethit përkatës”. Nëse ju e saktësoni periudhën dhe merrni dokumentin përkatës dhe i dorëzoni dokumentet për pension para datës 30.12 2013, sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, e merrni pensionin nga data 30.12.2012, që keni plotësuar moshën 60 vjeçe për pension.

    Pensioni për arbitrit e volejbollit

    Sipas nenit 32 të ligjit të sigurimeve shoqërore një ndër metodat e llogaritjes së pensionit është me 75% e pagës mesatare neto mujore të 3 vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës. Me rritjen e pensioneve, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, pensioni maksimal përfshi dhe kompensimet është 24.580 lekë në muaj. Nëse ju nuk i jeni i punësuar, vetëpunësuar apo punëdhënës me dëshirën tuaj mund të kërkoni të dilni në pension të reduktuar edhe para moshës 65 vjeç, por për çdo muaj që mund ta merrni para moshës së mësipërme, pensioni ulet me 0,6 për qind, shtohet sa herë rriten pensionet por mbetet i reduktuar edhe pasi të plotësoni moshën për pension të plotë. Për shembull po ta kërkoni pensionin e reduktuar 10 muaj para moshës 65 vjeç, do të merrni 6% më pak se pensioni i plotë.

     …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf