Fadil Kepi/ Përfitimi i pensionit për farmacistet, pedagogët, ushtarakët dhe fonditorët

    453
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet që duhet të plotësoni për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar

    Pensioni për emigrantët

    Sipas legjislacionit në fuqi në vendin tonë ju me 22 vjet punë në moshën 65 vjeç do të merrni pension të pjesshëm në masën 63% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës të siguruara me 35 vjet punë që duhen për të marrë pension të plotë. Nëse ju dëshironi të merrni pension më të lartë, keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare duke paguar 49.320 lekë në vit dhe për çdo vit të siguruar pensioni shtohet rreth 3%. Ju sugjeroj që kur të vini në Shqipëri nëse dëshironi të shtoni vitet e punës, duhet të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore që të bëni një kontratë për vitet që doni të siguroheni. Vitet e punës të siguruara në Itali janë të vlefshme vetëm për të marrë pension sipas legjislacionit italian.

    Si përfitohet pensioni shtesë

    Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.551, datë 8.11.1993, pensionistët për periudhat që zhvillojnë aktivitet privat të licencuar, përfitojnë njëkohësisht pension bashkë me shtesat përkatëse dhe të ardhurat nga puna e tyre, por janë të detyruar të paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore njëlloj sikur nuk kanë dalë në pension dhe kur ta rilënë punën, nuk marrin shtesë pensioni për vitet që kanë punuar. Vetëm pensionistët, të cilët ripunësohen në sektor shtetëror, u ndërpritet pensioni dhe kur ta rilënë punën për vitet që kanë punuar mbas daljes në pension dhe kanë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore, sipas nenit 33, përfitojnë shtesë pensioni 0,34% për çdo muaj.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf