Fadil KEPI/Përfitimi i pensionit për bujqit, ushtarakët, nëpunësit civilë dhe invalidët

    474
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë përfitimet që merren nga sigurimet shëndetësore dhe si të marrim barnat e rimbursueshme

    Sigurimet shëndetësore

    Aktualisht barnat mjekësore të rimbursueshme, të cilat caktohen me vendim të Qeverisë janë 426. Këto barna i marrin falas duke paraqitur tek mjeku i familjes: pensionistët librezën e pensionit, vërtetim nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale për personat që marrin asistencë dhe ndihmë ekonomike, librezën e invaliditetit për personat me aftësi të kufizuar, vërtetim nga konsultorja për nënat që kanë fëmijë deri 12 muajsh, certifikatë lindje për fëmijët e vegjël dhe vërtetim që vazhdojnë shkollën e mesme dhe të lartë ditën për nxënësit e studentët, statusin e të verbrit e të jetimit. Personat e mësipërm marrin shërbimin shëndetësor tek mjeku i familjes, në shtëpi, ambulancat e specialiteteve, urgjencë e spitalet shtetërore.

    Pensioni për nëpunësit civilë

    Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, do të përfitoni shtesë pensioni 1,5% të pagës mesatare mujore referuese bruto për çdo vit, për kohën që keni punuar drejtoreshë në dikaster 1,3% të pagës së mësipërme dhe 1,1% të pagës mesatare referuese të specialistes për një vit të plotë pune që keni punuar më ministri. Në rastet kur nuk është vit i plotë pensioni suplementar llogaritet proporcionalisht në çdo muaj. Sa herë shtohen pensionet rriten edhe pensionet suplementare dhe pavarësisht nga shuma nuk tatohen.

    Pensioni për personat e verbër

    Të gjithë personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit i nënshtrohen gjykimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësive për Punë” pranë sigurimeve shoqërore të rrethit përkatës, pavarësisht nga mosha dhe fakti nëse janë ose jo në marrëdhënie pune. Në grupin e parë futen të verbrit e lindur që kanë nevojë për kujdestar, të cilët përfitojnë 10.850 lekë në muaj dhe të njëjtën shumë merr edhe kujdestari i të verbrit. Kjo periudhë nuk quhet vjetërsi pune për efekte pensioni. Personat që janë bërë të verbër gjatë marrëdhënieve të punës nga sëmundje të përgjithshme, profesionale ose aksidenteve në punë, mbasi marrin nga spitali drejtimin dhe komisionohen në KMCAP, në sigurimet shoqërore përfitojnë pension të plotë ose të pjesshëm sipas vendimit të komisionit.