Fadil Kepi: Pensionistët: A do të rriten moshat e pensionit nga FMN, siç është bërë e njohur në media?

    381
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: Ja si mund ta përfitojnë pensionin mësueset, saldatorët, emigrantët dhe financierët

    Rritja e moshës së pensionit

    Nga viti 1993 deri në 1 korrik të vitit 2013, mosha e pensioneve të punonjësve të kategorisë së dytë, është shtuar çdo vit me 6 muaj dhe nga 50 vjeçe që dilnin në pension mësueset femra dhe 55 vjeç meshkujt nga 1.7.2013 dalin në pension femrat 60 vjeçe dhe meshkujt 65 vjeç. Duke pasur parasysh edhe faktin se moshat e daljes në pension të mësuesve herën e fundit u rriten me 6 muaj dhe se ka shumë mësues të arsimuar pa punë, mendoj se nuk ka vend për rritje të mëtejshme të moshave të pensionit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, etj., nuk kanë asnjë kompetencë për ndryshimin e kushteve të daljes në pension në vendin tonë, përveç se mund të japin mendimin e tyre.

    Korrigjimi i dokumenteve

    Sipas rregullores së caktimit të pensioneve, emri në librezën e punës duhet të jetë i njëjtë me atë të shënuar në kartën e identitetit, pasaportë dhe certifikatën e gjendjes familjare. Agjencia e Sigurimeve shoqërore të Tiranës, kur i keni dorëzuar, duhej të mos i pranonin dokumentet pa rregulluar këtë mangësi, prandaj ju duhet të vini në vendin tonë dhe t’i drejtoheni gjykatës administrative për të vërtetuar se gabimin e ka bërë shefja e kuadrit që ju ka plotësuar librezën e punës me qëllim që të përputhet emri i librezës me dokumentet e mësipërme.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf