Fadil Kepi: Pensioni për ushtarakët, punonjëset e arkivave, naftëtaret, mësueset dhe të vetëpunësuarit

    373
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar familjar dhe invaliditeti me ligjin aktual dhe ligjin e ri

    Pensioni suplementar për ushtarakët

    Përpos pensionit të pleqërisë, sipas Nenit 16 të Ligjit Nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, të gjithë të sipërpërmendurit përfitojnë edhe pension suplementar i cili llogaritet me 1 % të pagës mesatare neto mujore për çdo vit të plotë që keni punuar ushtarake efektive, por jo më shumë se 50 % të pensionit të pleqërisë.

    Kundërshtimi i vendimit të KMCAP

    Grupi i invaliditetit që keni marrë me vendim të KMCAP-së, mbështetur në rekomandimin e mjekëve të spitalit, analizave mjekësore dhe epikrizës, nuk është i përhershëm, prandaj invalidët çdo vit bëjnë vizitat mjekësore në spital, analizat dhe pastaj, mbasi pajisen me Fletë-Drejtimin, rikomisionohen në KMCAP. Nëse ju nuk jeni dakord me vendimin e KMCAP për ndryshimin e grupit të invaliditetit, keni të drejtë ta kundërshtoni me shkrim vendimin e mësipërm duke iu drejtuar KMCAP Epror në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Në këtë rast DRSSH Fier është e detyruar që të dërgojë dosjen tuaj të pensionit të invaliditetit për rishqyrtim në ISSH, ku KMCAP në prezencën tuaj ka të drejtë të lërë në fuqi vendimin e KMCAP Fier, ose ta ndryshojë atë.

    Ja kush përfitojnë nga falja e kamatëvonesave

     Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr.153/2014, datë 18.11.2014, “Për faljen e kamatëvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”, i cili ka hyrë në fuqi nga data e mësipërme, ka vendosur: Fermerët që kanë marrë tokë në zonat fushore për 21 vjet e 3 muaj duhet të paguajnë 201.376 lekë duke përfituar 120 mijë lekë nga falja e kamatëvonesave, ndërsa fermerët që kanë marrë tokë në 14 rrethe malore që janë: Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar Tepelenë dhe Tropojë, duhet të paguajnë gjithsej 139.083 dhe përfitojnë 80 mijë lekë. Para se t’i paguajnë, fermerët duhet të paraqiten në komunën, ku kanë marrë tokë dhe të paraqesin dokumentin e pronësisë mbi tokën, dokumentin që e kanë vendbanimin në një qark me rrethin ku e kanë tokën dhe sipas Nenit 3 të Ligjit të mësipërm duhet të kryejnë pagesën deri më 31.12.2014.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf