Fadil Kepi: Pensioni për mësuesit, infermierët, invalidët dhe nënat me shumë fëmijë

    474
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar

    Leja e lindjes

    Leja e para lindjes është 35 ditë kalendarike, kur nëna pret të lindë një fëmijë dhe 60 ditë kalendarike nëse në shtatzëni ka më shumë se një fëmijë, ndërsa leja e pas lindjes është në të dy rastet 330 ditë kalendarike, e cila quhet vjetërsi pune. Shpërblimi i lindjes është 50% e pagës minimale për çdo fëmijë të lindur, baras me 10 mijë lekë. Raportet mjekësore të para e deri 150 ditë të paslindjes paguhen me 80% të pagës mesatare mujore të një viti më parë, ndërsa nga dita e 151-të deri në përfundim të lejes së lindjes me 50% të pagës së mësipërme. Bazuar në Nenet 107 dhe 147 të Kodit të Punës, leje e detyrueshme për nënën janë ditët e paralindjes dhe 42 ditë kalendarike pas lindjes.

    Reforma e pensioneve

     Ju do të përfitoni pension në moshën 65 vjeç nga data 21.5.2017, mbasi nga janari i vitit 2015, rriten me dy muaj në vit vetëm moshat e pensionit të femrave dhe jo të meshkujve. Mbështetur në Nenin 31/1 të Ligjit aktual të Sigurimeve Shoqërore, pension të reduktuar këtë vit nuk përfitoni, sepse nuk keni 35 vjet punë të siguruara. Ju rekomandoj që të vazhdoni punën i siguruar dhe të dilni në pension në moshën 65 vjeç, sepse ju bëhen vite pune të siguruara më shumë sa ç’keni aktualisht, e për rrjedhojë, sipas Reformës së Pensioneve, parashikohet të merrni pension më të lartë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf