Fadil Kepi: Pensionet e deputetëve dhe ministrave varfërojnë shqiptarët

    533
    Sigal

    DISA MENDIME PRO DHE KUNDËR REFORMËS SË PENSIONEVE

    Reformat në pensione

    Ligji në fuqi i Sigurimeve Shoqërore nr. 7703, datë 11.5.1993, hartuar edhe me përfaqësuesin e Bankës Botërore, profesorin çek Igor Tomes, vendosi për herë të parë sigurimet vullnetare, të vetëpunësuarve në bujqësi (mbas shpërbërjes së kooperativave bujqësore), sigurimet e emigrantëve, pensionet suplementare, trajtimin e veçantë të punonjësve të nëntokës, daljen në pension para kohe për punonjësit e punëve  të vështira të kategorisë së parë dhe të dytë, pensionet e reduktuara, etj. Nga viti 1991 e në vazhdim janë rritur pensionet sipas mundësive financiare  të shtetit.

    Pensionet suplementare thellojnë buxhetin e shtetit

    Pavarësisht se punonjësit që kryejnë funksione kushtetuese dhe punojnë në institucione të larta shtetërore, paguajnë kontribute suplementare të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ato janë të ulëta dhe nuk mbulojnë pagesat e pensioneve të cilët deputetët, ministrat, femra e meshkuj etj. i përfitojnë pensionet suplementare, kur janë pa punë 55 vjeç. Punonjësit shkencorë, megjithëse paguajnë kontribute suplementare 3,5% të pagës bruto, kur punojnë në shkolla shtetërore e 7%, kur japin mësim në Universitete dhe shkolla të larta private, ato nuk mjaftojnë për të përballur shpenzimet që bëhen për pensionet e tyre, të cilat arrijnë maksimalisht deri në katërfishin e pensionit bazë, ose rreth 48 mijë lekë në muaj.

    Rritja e moshës së pensionit lë të rinjtë pa punë

    Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë në vitin 2011 mosha mesatare e jetës ishte 78,5 vjet nga 53,5 vjet që ka qenë në vitin 1950, ose është rritur 25 vjet. Për rrjedhojë ka vend që të shtohen me shumë kujdes, në varësi të këtij treguesi, edhe moshat e daljes në pension siç kanë bërë shumë shtete. Nuk jam dakord që mbas vitit 2032 të vazhdojë rritja e moshave të pensionit për femra nga 63 vjeç deri në moshën 67 vjeç, por mosha maksimale e pensionit të femrave të mbetet 63 vjeç, edhe për faktin se rritja e moshave të pensionit do të bëjë që të futen më pak të reja e rinj në punë për të zëvendësuar personat që dalin në pension.