Fadil Kepi/ Legjislacioni për pagesën e raporteve mjekësore

    471
    Sigal

    Specialisti i probleme sociale, z. Fadil Kepi, sqaron kushtet dhe kriteret për të marrë raportet mjekësore

     Baza ligjore e lëshimit të raporteve mjekësore, afateve kohore është përcaktuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, Kodin e Punës dhe rregulloren nr. 494, datë 5.10.1993 të ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    -Mbështetur në nenet 21 dhe 22 të ligjit të sigurimeve shoqërore, punonjësi i siguruar në mënyrë të detyrueshme në sektor shtetëror e privat në vendin tonë, përfiton pagesën e raporteve mjekësore për paaftësi në punë nga mosha 16 vjeç deri ditën që ndërpret marrëdhëniet financiare mbasi del në pension. Personi i siguruar ka të drejtën e pagesës së raporteve mjekësore edhe brenda 30 ditëve kalendarike mbas mbarimit të sigurimit të detyrueshëm, për shkaqe të shkurtimit të vendit të punës apo largimit me ose pa dëshirë. Kjo, nuk zbatohet nëse largimi nga puna është bërë për kryerjen e një akti kriminal sipas vendimit të gjykatës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf