Fadil Kepi/ Dritëhijet e ligjit të pensioneve: Favorizon shtetarët e lartë dhe nëpërkëmb njerëzit e thjeshtë

    411
    Pyetje
    Një shikues në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” pyeti: A ka ligj të veçantë për daljen në pension pleqërie të deputetëve dhe në ç’moshë?
    Përgjigje
    Ligj të veçantë për daljen në pension pleqërie të deputetëve nuk ka pasur dhe nuk ka. Ligji i sigurimeve shoqërore për pension pleqërie për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore në vendin tonë është i njëjtë pavarësisht nga funksioni dhe gjinia. Mosha maksimale e daljes në pension pleqërie është: për vitin 2015 femrat 60 vjeçe e 2 muaj dhe meshkujt 65 vjeç. Gradualisht këto mosha rriten dhe nga 1 janari i vitit 2056 do të bëhet 67 vjeç për të dy gjinitë dhe për pension të pjesshëm do tu kërkohen 15 vjet punë të siguruara në vendin tonë dhe për pension të plotë 40 vjet. Bëjnë përjashtim Akademikët që dalin në pension 75 vjeç femra dhe meshkuj, sipas nenit 8 të ligjit nr. 9853, datë 26.12.2007.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal