Erisa Xhixho: Motivi ynë i madh janë fëmijët, ta bëjmë atdheun sërish shtëpinë e tyre

169
Sigal

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Facebook, nga fushata elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kjo fushatë ka qenë e mbushur plot emocione, momente të bukura dhe shumë dashuri në çdo derë që më është hapur e nga secili që kam takuar. Por, sot po ndaj me ju një nga ato momente që ta mbushin shpirtin e zemrën plot.”,- ka shkruar Xhixho krahas fotove të publikuar.

Mesazhi i saj i plotë:

Kjo fushatë ka qenë e mbushur plot emocione, momente të bukura dhe shumë dashuri në çdo derë që më është hapur e nga secili që kam takuar.

Por, sot po ndaj me ju një nga ato momente që ta mbushin shpirtin e zemrën plot.

Teksa xhiroja spotin për zgjedhjet dëgjoj një zë të ëmbël që më thotë – A mund të të përqafoj pak…?

Kjo është Romela, që më fali një emocion të papërshkruar. Motivi ynë i madh janë fëmijët, Romela dhe bashkëmoshatarët e saj në çdo cep të vendit dhe përgjegjësia jonë është ta bëjmë atdheun sërish shtëpinë e tyre.

Më 25 prill ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve, për Romelën dhe gjithë fëmijët tanë.

#voto nr.6 LSI

#voto nr.2 Erisa Xhixho