Erisa Xhixho: Dhuna një fenomen i pranishëm në mënyrë sfiduese ndaj shtetit, ligjit dhe vetë shoqërisë tonë

274
Sot në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut mora pjesë në tryezën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore.
1 ne 2 gra në Shqipëri përjetojnë forma të dhunës, dhe shumica e grave të dhunës nuk kërkojnë ndihmë ,kjo tregon se shumë autorë të dhunës nuk ndëshkohen sipas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Sipas raportit të fundit te OKB për situatën e dhunës në familje në Shqiperi 53% e grave raportuan se kanë përjetuar ose njohin dikë që ka përjetuar një formë dhune.
Vetëm në muajin nëntor 16 % e krimeve kanë ndodhur vetëm nga dhuna në familje, ndërkohë që 67 të mitur rezultojnë të dëmtuar nga dhuna seksuale sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Fjala e mbajtur sot në aktivitet
E nderuar Kryetare e Kuvendit,
Të nderuar pjesëmarrës,
Nuk është e rastit që dhuna në familje na ka mbledhur sot në këtë takim, me fokus rolin dhe angazhimin e Kuvendit në luftë kundër kësaj dukurie kriminale e shumë të shëmtuar që shfaqet rëndom në realitetin tonë.
Eshtë një fenomen i pranishëm në mënyrë sfiduese ndaj shtetit, ndaj ligjit, ndaj vetë shoqërisë tonë.
Fakti që ju zonja Kryetare po investoni me të drejtë Kuvendin në luftë kundër dhunës në familje, eshte treguesi më domethënës i përmasave të saj mes nesh.
Faktet janë alarmuese, e megjithatë, ato janë vetëm një pamje e të vërtetës, e cila është më e madhe në realitet.
Por edhe referuar fakteve të dokumentuara, ne të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar për përmasat që ka dhuna në familje.
Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit ,1 në 2 gra në Shqipëri përjetojnë forma të dhunës dhe shumica e grave të dhunës nuk kërkojnë ndihmë ,kjo tregon se shumë autorë të dhunës nuk ndëshkohen.
Gjithashtu sipas raportit të fundit të OKB për situatën e dhunës në familje në Shqipëri, 53% e grave raportuan se kanë përjetuar ose njohin dike që ka përjetuar një formë dhune.
Në shtator 2021 vrasja makabre e Sabrina Bengaj 23 vjec ,nënë e një vajze të vogël 3 vjec nga një kriminel , ishte një tronditje e thellë për secilin prej nesh. E ndjera kishte një urdhër mbrojtës deri më 14 Tetor, por rezultoj të ishte një letër pa vlerë e dhënë nga institucione të cilat nuk sigurojnë dot zbatimin e tij. Moseficenca e urdhrave të mbrojtjes është tashmë një fakt që kërkon marrjen e masave konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera.
Edhe sa gra duhet të vriten ende në këtë vend kaq patriakal ,kaq të dhunshëm në çdo qelizë të saj, kaq jofunksional në çdo hallkë të insitucioneve përgjegjëse për tu ndërgjegjësuar që kjo nuk është çështje familjare por shtetërore.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit në 6-mujorin e parë të 2021 ka pasur 1549 kërkesa për urdhër mbrojtje, 2436 raste të dhunës në familje, 383 raste më shumë se në të njejtën periudhë të vitit 2020.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pranoi para disa javësh alarmin për dhunën në familje ku theksoi se në muajin nëntor ,16 % e krimeve kanë ndodhur vetëm nga dhuna në familje, ndërkohë që 67 të mitur rezultojnë të dëmtuar nga dhuna seksuale.
Por, ka edhe shumë raste që nuk raportohen, nuk dokumentohen.
Por edhe këto që raportohen, rastet që shkojnë për trajtim në polici për urdhër mbrojtjeje e të tjerat që shqyrtohen në gjykata, janë segmenti fundor i shfaqjes së dhunës, pasi realisht dhuna shfaqet më herët se sa dhunimi fizik i gruas.
Mjedisi familjar, defiçensat kulturore, mentaliteti patriarkal dhe maskilist që dominon, varfëria dhe pamundësitë ekonomike e bëjnë gruan lehtësisht të zbuluar përballë dhunës verbale, dhunës psikologjike, dhunës fizike etj.
Pra, nuk jemi thjeshtë para një lufte, por jemi para një fronti faktorësh socialë, kulturorë, mentalë, psikologjikë, ekonimikë që prodhojnë dhunën.
Fakti që edhe ashpërsimi i masave penale nuk ka çuar në uljen e rasteve të dhunës ndaj grave, tregon se mekanizmat parandalues nuk funksionojnë.
Edhe ne shpesh herë kemi një perceptim të gabuar e të kufizuar për dhunën dhe me të kuptojmë vetem dhunën fizike.
Por edhe imponimi është dhunë, edhe mungesa e etikës është dhunë, edhe mungesa e tolerancës është dhunë, edhe arbitrariteti është dhunë, edhe bullizmi është dhunë, edhe fyerja e shpifja janë dhunë, ndaj parë me këtë sy në jo pak raste edhe ne në kuvend bëhemi model i dhunës.
Pandëshueshmëria jo vetëm si masë penale, po pandëshkueshmëria e reagimit qytetar, pandëshkueshmëria e opinionit janë gjithashtu faktorë që stimulojnë dhunën.
Flasim për luftë kundër dhunës, por nga ana tjetër jemi ne që ofrojmë modele dhune në shoqëri.
Rasti skandaloz i rrahjes së dy mësuesve dhe i përfshirjes në konflikt edhe i të afërmve të tyre është flagrant.
Mësuesi është një model social e çfarë modeli ju ofrojmë nxënësve me ato dy mësuese?!
Një rast tjetër i shëmtuar dhe po aq flagrant është edhe ai i mësueses së shkollës së mesme që përndiqet nga nxënësi i saj sepse ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin.
Ja edhe ky është një model tjetër shëmtie e dhune që ne ju ofrojmë nxënësve.
Pra këtu është problem edhe i sistemit të rekrutimit të mësuesve.
Sepse vetë sistemi është i korruptuar,
ndryshe nuk ka se si këto mësuese të ishin pjesë e sistemit apo rasti i mësuesit përdhunues në Berat gjithashtu.
Pra, me të drejtë ne flasim dhe bëjmë konferenca për të luftuar dhunën kundër grave, por nga ana tjetër indiferenca jonë më e pakta e ka stimuluar dhunën.
Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhte më shumë se sa rastet e mësuesve që përmenda që për mendimin tim nuk e meritojnë titullin e mësuesit e të edukatorit, që të pakten ne gratë deputete dhe mësuese e pedagoge të thërrisnin të gjitha bashkë pavarësisht partive që përfaqësojmë në seancë urgjente ministren e arsimit e ta kthenim atë seance në modelin e angazhimit në luftë kundër dhunës.
Ndaj që të bëhemi të besueshëm duhet ta fillojmë nga vetja luftën kundër dhunës.
Kur nje burrë deputet del e flet në kundërshtim me etiken dhe kur përdor gjuhë të dhunëshme në njërin krah të Kuvendit, gratë e atij krahu nuk duhet të qeshin, por të ngrihen e ato të parat ti tregojnë vendin atij deputeti burracak që fyen apo përdor etiketime jo etike ndaj kolegëve të anës tjetër.
Kështu fillon shembulli ynë në luftën kundër dhunës.
Ne duhet të ushtrojmë kontrollin parlamentar që të kemi ligje ,por dhe të sigurojmë zbatimin e tyre ,ndaj përshëndes këtë tryezë për të qënë bashkë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.
Sigal