Ergys Alushi : Vlora copë- copë në 110 vjetorin e Pavarësisë

302
Sigal

Bashkia mënjanë e Qeveria mënjanë.

Axhendë tjetër Bashkia, axhendë ndryshe Qeveria.

Ndryshe kur në 100 vjetor, Bashkia ishte socialiste dhe Qeveria demokratike, në 110 vjetor, të dyja pushtetet janë socialiste.

Më keq nuk ka se ku të shkojë, aq më tepër kur i dëgjon e bëjnë moral për Vlorën, bashkimin, pavarësinë, dinjitetin dhe funksionimin e shtetit.

Sot, historia “nuk e ka mendjen”, por nesër historia dhe koha do ta gjykojë këtë 110 vjetor të ndarë, për teka e interesa personale, që nuk kanë lidhje me qytetin dhe vlonjatët.

Historia vazhdon…