Era rrëzon shtyllat e tensionit të lartë, dhjetëra fshatra në Korçë pa energji

204
Sigal

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen përgjatë ditëve të fundit ka sjellë rrëzimin e shtyllave të tensionit të lartë përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht.

Për pasojë, dhjetëra fshatra në 3 bashkitë Korçë, Maliq dhe Devoll kanë mbetur pa energji elektrike.

Pa energji kanë mbetur 30 fshatra në Maliq dhe 11 tjerë në zonat malore të Pogradecit.

Burime zyrtare nga OST bëjnë me dije se në zonën mes Neviçishtit dhe Belortasë janë rrëzuar 10 shtylla.

Prej dy ditësh, në terren për riparimin e këtyre defekteve janë duke punuar ekipe specialistësh nga OSHEE dhe OST nga Tirana, Elbasani dhe Korça.

Por puna e tyre është bërë akoma më e vështirë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të ulëta.