Emrat e 30 ushtarakëve që përfitojnë pension

    414
    Sigal

    ISSH publikon listën emërore të përfituesve të pensioneve dhe llojin e pensionit që do të merret

     Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën më të fundit emërore të ushtarakëve, që i është  lidhur pensioni. Përfituesit e kësaj jave janë 30 ish-ushtarakë, të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe më specifikisht nga Vlora, Tirana, Saranda, Fieri, Korça, Durrësi dhe Gjirokastra. Lloji i përfitimit që do të merret varijon nga suplement pleqërie në pension të parakohshëm. Pensioni i  secilit ushtarak do të mund të tërhiqet në zyrat përkatëse të secilit qytet. Synimi i institutit të Sigurimeve Shoqërore është që ta bëjë sa më të lehtë menaxhimin e kontributeve tuaja, duke bërë të mundur që përfitimi juaj të jetë në kohë dhe i merituar.

    për më shumë lexoni Gazetën Telegraf

     ISSH: Si duhet të siguroheni për pension vullnetar

     Personat e interesuar dhe që bëjnë pjesë në  kategoritë e personave të mëposhtëm kanë të drejtë që të bëjnë një sigurim vullnetar dhe më vonë do të përfitojnë sipas ligjit masën e pensionit që u takon. Në kategoritë e këtyre personave së pari bëjnë pjesë ata persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar, së dyti bëjnë pjesë  të gjithë ata persona që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Së treti bëjnë pjesë ata persona që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre, dhe së katërti mund të sigurohen ata  persona që nuk  janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi, mund të bëjnë një sigurim vullnetar. Pasi plotësohen kushtet mund të përfitojnë sipas ligjit të përcaktuar nga instituti i Sigurimeve Shoqërore.

    Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?

    Të gjithë shtetasit shqiptarë që:

    1. Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;

    2. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;

    3. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;

    4. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

    Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?

    1. Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i:

    – Pensionit bazë të pleqërisë;

    – Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;

    – Pensionit të reduktuar të pleqërisë;

    – Pensionit të invaliditetit;

    – Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

    2. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas llogaritjeve, i:

    – Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;

    – Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.

    3. Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

    Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

    Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:

    I. Sigurim vullnetar për vitin korent.

    II. Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

    III. Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura