E vërteta e mospagesave të invalidëve dhe projektligji i ministrisë që shkel të drejtat

    340
    Sigal

    Flet Abdulla Omuri, kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës në Shqipëri, për vështirësitë që hasen

    Pagesat e kategorisë së invalidëve janë vonuar prej disa ditësh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Arsyeja për këto vonesa nuk është bërë e ditur nga institucionet përkatëse. Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës në Shqipëri Abdulla Omuri ka pohuar për gazetën “Telegraf” se, ky problem vazhdon prej disa muajsh në disa rrethe të vendit. “Janë bërë vonesa për disa rrethe të vendit për pagesat e personave që i përkasin kategorisë së Invalidëve”, sqaron zoti Omuri.  Ai është shprehur se, u ka kërkuar kryetarëve të rretheve që të informojnë më saktë për afatet që janë bërë pengesat. Por sipas informacioneve që ka kryetari i shoqatës kjo ka ardhur edhe për shkak të neglizhencës së punonjësve të bashkive dhe komunave. Po ashtu kjo po bëhet edhe për disa arsye tjera, që janë pagesa për energjisë elektrike, transportin dhe telefoninë. Ndërkohë që kategoria e invalidëve kohë më parë ka bërë edhe disa kërkesa që kanë të bëjnë me limitimin e tarifave të telefonisë apo të transportit. Në lidhje me këto kërkesa zoti Omuri, sqaron se, nuk është marrë asnjë masë konkrete dhe se ato kërkesa mbeten vetëm në letër për institucionet. “Kërkesat që ne kemi bërë disa kohë më parë kanë mbetur në letër. Ndërsa për këtë problemin e marrjes së pagesa na kanë thënë që do të fillojnë që të jepen së shpejti për ato rrethe që janë vonuar”, shtoi zoti Omuri.

    Ministria plan të fshehtë kundër invalidëve

    Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka miratuar një projektligj për shkrirjen e tërë statuteve të invalidëve të Shqipërisë. Kjo nismë e ministrisë është një nismë që shkel standardet e Bashkimit Europian. Por ajo që është më e rëndë në këtë çështje është se për këtë nuk janë pyetur përfaqësuesit e këtyre shoqatave dhe çdo gjë është bërë në fshehtësi nga ana e ministrisë. “Kohët e fundit është miratuar një projektligj nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale për shkrirjen e tërë statuteve dhe ajo që krijon më shumë pakënaqësi është se ai ligj shkel standardet e Bashkimit Europian”, pohon kreu i shoqatës zoti Omuri. Sipas tij, kjo po bëhet në fshehtësi të plotë nga ministria dhe për këtë nuk janë vënë në dijeni shoqatat. Sipas tij, do të zhvillohen takime në ditët në vazhdim.

    Përse nuk zbatohet legjislacioni për invalidët?

    Sipas kreut të Shoqatës së Invalidëve të Punës në Shqipëri ka disa arsye përse nuk zbatohet legjislacioni. Kështu, ai rendit disa nga shkaqet;

    – Nuk ka një angazhim objektiv, për të vlerësuar këtë shtresë në bazë të standardeve ndërkombëtare, apo të paktën për t’u afruar me vendet e tjera fqinje, ku përfitimet e invalidëve të punës të këtyre vendeve  janë 3 -fishe më të mëdha se tonat.

    SHPENZIMET E NEVOJSHME

    Shpenzime mujore të detyrueshme që duhet të përballojë një familje e invalidit të punës;

    *Pagesa mujore  për energji elektrike  mesatarisht në muaj        =             4670       lekë

    *Pagesa mujore për ujë                                                                                =             890         lekë

    *Pagesa mujore e telefonit                                                                         =             730         lekë

    *Pagesa mujore për bukë me një familje 5-6 persona                    =             12600    lekë

    *Pagesa mujore   për ushqime                                                                  =             3300       lekë

    *Pagesa për ilaçe  të detyrueshme  për invalidin   në muaj          =             9840       lekë

    Shuma mujore                                                                                                 =             42030    lekë në muaj