E përzënë nga Italia, shqiptari hidhet në det për të notuar drejt Italisë

570
Lajmi i fundit
Sigal

Një shqiptar ka qenë autor i një skene unike sot në kufirin midis Francës e Italisë, në Ventimiglia.

Shqiptari kishte hyrë nga Franca në Itali, por autoritetet vendosën kthimin andej nga erdhi për shkak se ishte i parregullt.

Policia kufitare italiane ia dorëzoi të riun policisë kufitare franceze, por ai iu iku nga duart dhe u hodh në det, për të notuar drejt Italisë.

Arratia zgjati shumë pak për shqiptarin që e lanë forcat, i cili u nxor në bregdetin italian vetëm sa për t’u tharë në polici e për t’u rinisur në pikën e kalimit kufitar, preja nga kaloi në Francë, tashmë përfundimisht.