Dr. Selman Meziu: Kthetrat e grabitësve të së gjelbrës

    393
    Më kanë shtrënguar fort. Ndjej dhimbje dhe tik-taket e pikave të gjakut. Nuk jam bletë që ushqehem me nektarin e luleve shumëngjyrëshe. Nuk mund të ndërtoj as hoje që më pas të rrjedh mjalti amëlshijuese. Jam njeri që mësova ABC-në se si rritet bima në afshin e tokës male thepisur, reliev grimcuar. Edhe pse shkëmbore, breg kafshuar tinëzisht nga rrëketë e ujit të shiut shungullues. Përpiqet të mbijetojë. Edhe unë kështu, sigurisht. Por mua kthetrat më shkaktojnë dhimbje që prej një viti, treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë ditë plot. Njëzet marsi i vitit stuhi shkatërrues që kaloi. Torturë shpirtërore, idesh morale, planesh arsimore universitare reaksionesh shkencore, kapacitetesh njohje pylltarësh. E akoma dhimbje, shqetësime për lisin gjigand të masakruar gjymtyrësh e palmën që grirësja e kuqe e meristemës së majës, ma thanë edhe pse shekullore. Ishte mbrëmje pranvere. E mbuluar me vellon e zezë përmalluese të shtegtarit. Zilja e telefonit më shqetësoi. E mora dhe shtypa një buton. Nga larg vinte zëri i një bashkëmoshatari pylltar. Ai tingëllonte i ashpër, revoltues, tronditës. Dilte nga thellësitë e shpirtit të plagosur keqas. Natyra, lulet, bukuritë e krijuara nga hojet e mendimit të tij, i kishin ngjizur: dashurinë për pigmentin e gjelbër. Por edhe për lulen zonjë që lind pranë borës, që duhet të largohet, lules së verës, lajmëtares së bukurisë që fillon të hapë petlat e kupën e luleve të shqerrave; pranverës. Ishte njëkohësisht romantik, poet, i shkrirë me natyrën magjepse të natyrës bleruese të pllajave e luginave drurë shumtë, të kopshtijeve e lulishteve kënaqësi ndjellëse, fiksuar në qytetin e gurtë. Aq i pezmatuar, në galeritë e qenies së tij, ishte sa fjalët filluan të humbnin ndonjë shkronjë, rrokje…. Pse jo kuptimin edhe në fjalitë e shkurtra. Mua me kursim me jepte radhën për të formuluar ndonjë pyetje të shkurtër. Dëgjoja mirë se atij po i merresh edhe fryma. Sigurisht nga urrejtja, idhnimi, padrejtësitë, përdhunimi i zanatit. U përpoqa ta qetësoj. Por zemërimi i ngjante furisë së përrenjve malor, ku në shpatet ujëmbledhëse nuk ka mbetur asnjë rrënjë, degë, gjethe druri shkurreje apo fije bari.
    Hymë në fushën e betejës
    Pa humbur as edhe një sekondë. Filloi truri të livadhisë në hullitë e dijes. Në brigjet e lumenjve ujë shumtë të shoqërisë e punëve të pylltarëve. Të luftonim me shpata e pena kundra dragonjve politik. Gjarpërinjve helmues të natyrës së gjelbër e profesionistëve pylltar. Këto i kishin thurur kurthet e zhvatjes së arit të gjelbër. Mekanizmat veprues ishin të stërholluara. Kthetrat me këmbëzat e shkurtra nuk dukeshin në maskat e demagogjive e gënjeshtrave të pështira. Nën helmetat plot heje të presionit psikologjik, moral ekonomik, ishte pylltari i apasionuar, pedagogu, shkencëtari e profesori, inxhinieri i kudondodhur. I njihnim mire këto, në çdo qelizë të veprimtarisë intensive, atje ku rritesh bimëza e ahut dhe e pishës, aty ku fara nuk mbiu se lëgusha mori zjarr, atje ku disa përpiqeshin të bënin shkencë e projekte. Ashtu të pafytyrë, të krekosur në kyçet e ekonomisë, politikanët, qeveritarët, deputetët e popullit, goditën sertshëm pylltarin. Masakruan me mijëra mënyra idetë, shkencën, e atyre që nuk donin, përdhunim të natyrës. Të komunitetit të drurëve që natyra na kishte dhuruar. Me koston zero. Me fitimet kolosale që nga rrënja, lëvorja, lëngu qelizor, ajri i pastër bukuritë magjepse peizazhistike. Ato na i shfarosën me rrënjë e degë drurët, por edhe zogjtë e kafshët banues të këtyre mrekullive natyrore disa shekullore. U lidhëm fortësisht si nyja e një rrapi buzë Vjosës apo të një lisi në Gomsiqe apo Shpat të Elbasanit. Me kolegët tanë që nga Roma, në Suedi, Kanada, ShBA, Kukësi, Përmeti, Gjirokastra, Prishtina, Dibra e Madhe etjK., shkruanim, hartonim strategji e plane. Pse jo, bënim thirrje për bashkim, bashkërendim, bashkëpunim, vllaznim, dashuresve të pyjeve. Por shpirtrat e ndërgjegjja profesionale ishin helmuar. Planet e taktikat djallëzore të qeveritarëve e politikanëve, kishin njëzetë e pesë vjet që e kishin rrahur hekurin e nxehte. Për të shfrytëzuar e djegur minierat e gjelbra anekënd mëmëdheut. 
    Ku, si e qysh? 
    Ato fshehën gjithçka që kishte emrin krim, masakrim, trajtim djallëzor e zhdukës i pasurive natyrore të gjelbra. Ato masakronin çdo ditë por edhe natën. Nuk njiheshin edhe stinët e ligjeve biologjike të pishës, ahut, dushqeve. Mbyllën në kasafortën e kërcënimit me vrasje, shifrat e shumta të eksportit të qymyrit të drurit, të mijëra e miliona metro kub dru zjarri. Ndërsa bukuritë e masiveve pyjore lëngonin e lëngojnë marrëzisht nën forcën e hekurt të motosharrës, sëpatës, kazmave e shpërthimeve të dinamiteve. Njerëzit, që quhen kontrabandist të mallit të gjelbër, ushqehen financiarisht nga kubeja e qeveritarëve në zemër të Shqipërisë. Rridhte ari i gjelbër në të gjitha format e mundshme. Ndërsa xhepat e mafiozëve fryheshin e vazhdojnë ende. Fatkeqësisht lemeriset, kërcënohet fshatari, malësori, të cilët të zhveshur nga mbulesa ushqyese e blertë, fundosen në mjerim e varfëri prej disa breznish. Por askush nuk ndjen as dhimbje njerëzore as përgjegjësi profesionale as mallëngjim shkretëtimi të peizazheve të gjelbra. Pylltari ka humbur në këto tallaze të ujërave të qelbura të demokracisë së shartuar me njëmijë ide e koncepte donkishotiane e patriarkale. Disa lule ishin, jetojnë ende, reagonin, vepronin, por ato humbnin në pyllin e madh të konjukturave e pazarllëqeve të politikanëve kapadai e shpirt prishur e të etur për para, biznes, fitime e karrierë personale e politike. 
    Mjerisht vazhdon… 
    Vargu i ndryshkur nga drejtues të marrosur deri në bazë, është një paturpësi e pa konceptueshme. Ofshamat e çudive të marra janë një numër periodik. Janë një drejtëz. Në zyrat e vogla, me pamje të zymta. Edhe ndonjë zhgarravinë me laps apo stilolaps në mure duket e pse jo. Me pak karrige që u lëvizin këmbët e të pa sistem. Tavolina duket në ndonjë anë shkallmuara e me njolla disa ngjyrëshe. Ku nuk shikon mbi ato as receptor telefoni, jo më kompjuter, që as njihet e mendohet. Sepse kush ta përdorë, ai ithtari politik i pa shkollë ose me korrespondencë qe mezi ka kryer ndonjë vit shkollim. Për cilat zyra e njerëz shkruani? Mos u çuditni, janë zyra të një rajoni që mbulon katër rrethe të dikurshme ne pyje e ujëra e mjedis. Po ku janë inxhinierët e teknikët e pyjeve? Nuk ka! Janë përzënë si të paaftë për agjitacion e propagandë politike. Janë larguar si njohës të shkëlqyer të ekologjisë se pyllit. Si të vetmit që vendosnin statuskuonë në mjedis, pyll, shoqëri, atmosfere, gjallesa. Sepse fatkeqësisht sot vlerësohen ato që njohin botën e ngatërruar e të qelbur të politikës alla kriminale e degraduese të intelektualit, mendimtarit, shkencëtarit, inxhinierit, teknikut…. E pastaj! Hyri në këtë zyrë një telekronist e gazetar i një televizioni privat. Kërkoi informacion mbi përmirësimet, muajin e pyllëzimeve, endësin e pishës. Por…. Dalëngadalë ato filluan të dilnin nga zyra. Ishin nëpunësit që paguheshin për këto. Gazetari mezi kapi të fundit duke i thënë: Më thuaj ndonjë mendim, shifër…, unë, unë nuk di më shumë se ato që u larguan – dhe ia mbathi si i trembur. Trupa televizive u largua e fundit. Ato nuk shkruan e paraqitën asgjë për teleshikuesit. Telekronistit e gazetarit iu kujtua ashtu vetvetiu fjala e urtë: Çfarë të mbjellësh do të korrësh. Ndërsa dy specialistë të huaj suedez, hynë në një ndërmarrje rajonale. Në zyra gjetën ‘specialistët, duke luajtur letra e pirë duhan. Kur i pyetën, kuptohet me përkthyes, për një zonë pyjore që duhesh bërë projekti e ato do të ishin investuesit, njëri nga ato syresh iu tha: Ne i duam kesh, në dorë. Pak kemi bërë ne të dy. Edhe gjeneratat e pylltarëve të persekutuar, e jo, shumë pak. Kemi mbetur në vend me veprimet konkrete. Me organizimin, unitetin e veprimit e mendimit. Të përçarë në njëqind ide e konjuktura. Dikush fiton para të fëlliqura. Dikush vuan nën një heshtje pagane. Ndonjë tjetër pi raki birrë e kafe duke harruar pyjet shtatlartë të Pratë-Selisht, Bishnicës, Krrabës, Munellës, Bjeshkëve të Oroshit, Lumit të Gashit, Bredhin e Hotovës e të Bozdovrzit, ka harruar të gjelbrën e dobinë mijëra herëshe të pyllit. Ka harruar se pylltarët kishin uniformën jeshile, çantën e punës, fletoren e teknikut apo ditarin e punimeve e vëzhgimeve. Shumë, gjithsesi, shume jemi që vuajmë, se ndjejmë thellë në ndërgjegjen njerëzore e profesionale se do të lëngojnë breznitë, për këtë plagosje, gjakosje, shfarosje në masë të natyrës, së paku për një shekull. Ndaj duhet të flasim ngado e me cilindo, të shkruajmë kudo e gjithçka. Pyllin ta mbrojmë me urtësi. Ta mbrojmë duke zgjuar traditën popullore qindra vjeçare. Ta shtojmë rritim e vendosim në shërbim të njeriut nëpërmjet ligjeve, rregulloreve, shkencës pyjore. Por predikuesit, vepruesit, zbatuesit, duhet të jetë pylltari i shkolluar, që me pasion të ngrejë, formojë, e mbrojë me projekte, kulturë profesionale, edukatë qytetare, kalatë e gjelbra, aq dobiprurëse për brezni, e shkuar breznive. Sythi i jetës, i veprimit, i dashurisë për natyrën është mbyllur, janë puthitur, ngrirë luspat mbështjellëse, duke fshehur brenda atë, xixëllonjën e jetës së gjelbër, nga klasa politike që nuk respekton e dashuron as natyrën, as popullin, por as edhe vetveten. Njëzetë e një marsi sapo troket, në portat e gjelbra të pyjeve shqiptare duke u përlotur e mallkuar për vyshkjen, pajetësinë e mijëra hektar pyjeve e mijëra pylltarëve të përzënë dhunisht me urdhra banditësh politik, të cilët, mjeranët, po vyshken nga mendimet, mosha, po thahen, po meken. E atëherë, si do të jetë pas një viti biocenoza pylltar- pyll? 
    Sigal