Dr. Med. Ndue Nikaj/ Gjithçka që duhet të dimë për etikën mjekësore

    514
    Etika mjekësore reklamon kujdes për çdo pacient, sipas të dhënave aktuale shkencore dhe imponon një “detyrim për mjete” për mjekun, përballë çdo të sëmuri, që gjendet seriozisht në pikëpyetje për jetën
    Gjithçka që duhet të dimë për etikën mjekësore
    Për etikën është e vështirë të jepet një përkufizim i saktë ose të përcaktohen vlera dhe rregulla (principe) që përcaktojnë qëndrimin e mjekut. Shoqëria u kërkon mjekëve të ndjekin një “moral”. Sot është i keqinterpretuar, pasi kujton shënimet filozofike dhe i referohet një faji individual. Po ashtu shprehja “moral mjekësor” shpesh është zëvendësuar më “etikë mjekësore”. Në fakt etika vjen nga fjala greke “ethos”, që do të thotë “zakon” dhe nga fjala “moralis” në latinisht që do të thotë “zakon–moral”, të cilat janë sinonime. Etika mjekësore, sot vlerësohet si sjellje private dhe publike e njeriut të çdo profesioni, që gjykohet në raportin e sjelljes së tij krahasuar midis të mirës dhe të keqes në favor të principeve të mira. Nocioni etikë mjekësore sot nuk raporton përgjegjësinë personale të secilit person, në praktikën mjekësore. Për kohët e fundit përdorimi etikë mjekësore kufizohet në rregulla kolektive (gjë që e afron me Deontologjinë) ose në rregulla që përdoren në kërkimet mjekësore (që e afron) me Bio–etikën. Si përkufizim etika mjekësore dikton rregulla, sjellje të mjekut, kur në praktikën e tij bën thirrje pacientit që ballafaqohet me zgjedhje mjekësore dhe sidomos kur paraqiten rrjedhoja që është e vështirë për ti vlerësuar. Qëllimi i mjekut, do duhet të diktohet nga sjellja e tij morale që mbetet e njëjtë, të bëjë mirë sa të jetë e mundur me çdo mjet dhe në të njëjtën kohë “të mos bëjë keq” sipas shprehjes Latine “Primum non nocere”, “në radhë të parë mos dëmto”. Në pamje të parë gjithçka duket e thjeshtë, por paraqitja të gënjen, të mashtron. Ngaqë çështja shtrohet të dihet çfarë kriteresh janë të lejuara në shoqëri për të garantuar se behet mirë. Teoritë që disponohen për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje: Disa i referohen një ideali shumë më të lartë, të tjerët i drejtohen një identiteti të përkryer, një hyji transchendent (një mendje hyjnore) burim i rregullave të sjelljes njerëzore dhe një grup: tjetër vlerësojnë në mënyrë pragmatiste duke u nisur nga rezultatet. Për mjekun; nuk bëhet fjalë të përdoren teori, por ti jepet përgjigje kësaj çështje rast pas rastit dhe konkretisht duke marrë konsentin (pëlqimin) e pacientit për çfarëdo procedure të përdorur. Për ata ka rëndësi të zgjidhet e keqja më e vogël, do të thotë të pakësohet dhimbja, vuajtja, kjo nuk do të thotë aspak se mjeku nuk ka asnjë bindje morale ose nuk kërkon të praktikojë një model. Sidoqoftë veprimtarit kërkimore dhe klinike do ti nënshtrohen një shumice kriteresh praktike, që janë ligje dhe aplikime profesionale të kolegeve bashkëpunues dhe të palëve ndërvepruese. Mjeku po ashtu është i detyruar të bëjë llogaritë e zgjedhjeve të veta në funksion të eksperiencës personale shkencore duke përpunuar strategji për të zvogëluar vuajtjet.
    Etika dhe ligji
    Mjeku u bindet ligjeve ose rregullave që vendos shoqëria ku jeton. Pra, si aplikon ligjet etike mjekësore në sensin juridik të temës: kodi i shëndetit publik, dekretet ministerjale, rekomandimet protokollare etj. duke u mbrojtur kështu nga rreziqet në proces. Ligjet, megjithatë nuk është e lehtë për ti përdorur (aplikuar) dhe mund të ketë vend për konflikt në koshiencën dhe eksperiencën e mjekut. Për natyrën e vet normative nganjëherë frenohet çdo iniciativë personale, gjë që çon dhe në kategorizimin e të sëmurëve duke i izoluar ato (si në kuti) e duke i konsideruar ato si objekt dhe jo si subjekt (person) që vuan. Në anën tjetër shkenca funksionon pa ndërprerë me mjete të reja diagnostike dhe terapeutike. Sot janë krijuar situata të pa imagjinuara më parë, por ama po veprohet për ditë në botën moderne si: transplantimet e organeve, vendosja e protezave valvulare artificiale, protezave të gjurit, koxo–femorale, By-pass koronare, angioplastike me vendosje të stenteve etj., kontrolli i riprodhimit ose manipulimet sipas hartës gjenetike të njeriut (gjenomës humane). Për ketë duhet që rregullat dhe ligjet të ripërtërihen dhe të jenë koherente, të mos vjetrohen, sepse mjeku ka detyrë të bëjë më të mirën për pacientin, ta bëjë cilësisht mirë dhe brenda këtij kuadri të mos gjendet jashtë ligjit. Kur propozohet përdorimi i qëndrimeve të reja në shumë raste ajo mbështetet nga komisionet e etikës ose komitetet konsultative për të mbrojtur personat për kërkimet bio – mjekësore (komisioni bio–etikë). Përball një rasti konkret mjeku ngre çështjen nëse për këtë person duhet t’i referohemi principeve të përgjithshme që lënë hapësirë veprimi apo të ndiqen dekretet e ligjet e shkruara. Në fakt teksti nuk mund të qeveris etikën e mjekut, nga që ato janë të ngurtë, shpesh të vështirë të shqyrtohen, të kufizuar dhe lënë vend për hipokrizi mjeko–ligjore. Një shembull i vështirësive është marrja e konsentit (pëlqimit) të pacientit nëse do të mbrohet nga rreziku i procedimit (gjykimit) e i dënimit, pra për këtë ai, (mjeku) duhet të informojë pacientin (të sëmurin) me shkrim ose në prani të familjarëve ose personave të tretë (si dëshmitar), kështu një urografi intravenoze me “Lipjodol” për veshka mund të paraqes një rrezik vdekjeprurës (qoftë dhe minimal) nga reaksioni alergjik ndaj jodit, që ka kontrasti për të paraqitur imazhin radiologjik të aparatit urinar. Mirëpo qëllimi etik nuk është të rrisë ankthin e pacientit, por të vendosi një marrëdhënie besimi, të dëgjoj dhe të kuptojë dhe të shpjegojë nevojën e këtij ekzaminimi dhe të vlerësojë shqetësimet e tij dhe të mos i shkaktojë atij frikë për eventualitetin e një ndodhie si përjashtim. Në këtë rast mund të merret një vendim për ta shtruar 2–3 ditë të sëmurin sa të qetësohet pas bërjes së kësaj urografie. Efikasiteti i marrjes nën kujdes dhe trajtimi adekuat është më mirë, kur pacienti është i bindur për vendimin e marrë dhe ligjet nuk ndryshojnë asgjë.
    Etika dhe paratë
    Zgjidhjet ekonomike ndërhyjnë në ndërgjegjen e mjekut dhe të personelit të shëndetësisë. Në sferën ekonomike etika mjekësore e bazuar mbi vendimet personale u kundërvihet vendimeve kolektive. Ajo është në veçanti e përballur me zgjedhje politike, të mjeteve ekonomike, të shëndetësisë për t’iu atribuuar buxhetit, për të ndërhyrë; në politikën shëndetësore të përditshme. Nëse është e logjikshme, që mjeku të inkurajohet të bëjë llogaritë e shpenzimeve të trajtimit dhe të ekzaminimeve suplementare, që përshkruan, duhet në çdo rast të bëhen llogaritë ekonomike për kujdesin ndaj pacientit ose ndaj grupit të pacientëve duke marrë parasysh rreziqet e këtyre të fundit, që mund të çojnë në kufizimin e shanseve për shërimin e tyre. Disa zgjidhje janë të dhimbshme, kështu për arsye buxheti disa trajtime shumë të shtrenjta nuk mund të realizohen nga çdo pacient. Kështu është vendosur nga komisione mjekësh në emër të shoqërisë të cilët do të jenë ata të sëmur, që do përfitojnë si: “më të rinjtë”, ato që nuk kanë sëmundje të renda shoqëruese, pra mjekët llogarisin moshën, gjendjen shëndetësore dhe prognozën e sëmundjes. Kjo është e domosdoshme për një farë kohe pak a shumë të gjatë, për gjithë terapitë e reja, të cilat nuk mund të përhapen menjëherë në çdo vend. Kjo është dramatike dhe e vështirë të kuptohet dhe të pranohet nga shoqëria si p.sh: një i moshuar nuk përfiton kujdesin më të mirë të mundshëm nga që kjo metodë ka kosto të shtrenjtë për shoqërinë, por kjo do të ndodh shpesh për arsye të propozimeve gjithnjë në vazhdim të mjeteve të reja terapeutike që kushtojnë shtrenjtë dhe nuk përballohen. Etika mjekësore zakonisht reklamon kujdes për çdo pacient, sipas të dhënave aktuale shkencore dhe imponon një “detyrim për mjete” për mjekun përball çdo të sëmuri që gjendet seriozisht në pikëpyetje (para problemesh shëndetësore). Pra do duhet të përpunohen pa dyshim rregulla të reja etike në përputhje me bashkësinë shoqërore; për të fiksuar rregulla e kritere për çdo rast, që të përdoren të njëjtat principe të etikës mjekësore dhe nuk është “thjeshtë dialog” midis të sëmurëve dhe mjekëve. Pra problemet e etikës e të Deontologjisë janë të lidhura dhe me historinë e mjekësisë. Në Indinë e lashtë në veprën “Caranka sanihita” thuhet: – “Mund të ndrydhesh dhe të kesh turp nga babai, nëna, nga miqtë dhe nga mësuesi; por jo nga mjeku… se ai për të sëmurin është nëna dhe babai, mik dhe vëlla”… Në papirus të vitit 2700 para Jezus Krisht (J. C) jepen këto tipare morale për njeriun e mjekësisë : – “Tipare të rralla, të jetë i mirë, i zgjuar, i durueshëm, të mos ketë frikë nga gjaku dhe as nga kufomat”. 
    Në Greqinë antike dhe në Romë ka pasur shumë punime për etikën mjekësore dhe “Deontologjinë”, por betimi i Hyppocratt-it 500 vet para Krishtit (J. C) vlerësohet si kodi i vjetër i Deontologjisë që nuk ka humbur vlerën as sot me këtë përmbajtje të shkurtër: “Betohem se të semurëve nuk do tu shkaktoj asnjë dëm apo padrejtësi… Nuk do tu jap lëndë vdekjeprurëse dhe nuk do t’u tregoj rrugën për një veprim të tillë… nuk do të kryej aborte (dështime). Do të ushtroj profesionin me pastërti. Në çdo shtëpi do ti shërbej të sëmurit pa bërë dëm. Do të respektoj fshehtësinë mjekësore (sekretin profesional), për çdo gjë që shoh e dëgjoj, nuk do ta përhap, duke u mbajt të fshehtë”…
    Tiparet kryesore të etikës mjekësore në shoqëritë demokratike mbështeten në parimet themelore morale të vendeve të përparuara si: puna me ndërgjegje të lartë dhe përkushtim. Marrëdhënie sa më njerëzore midis të sëmurëve dhe personelit të shëndetësisë, thjeshtësia dhe modestia në jetën shoqërore dhe vetjake; solidariteti, delikatesa, qëndrimi i vëmendshëm në marrëdhëniet me të sëmurët dhe familjarët e tyre. Sot etika dhe deontologjia mjekësore njihet dhe organizohet si në gjithë vendet e tjera të botës dhe tek ne “Urdhrin e MJEKUT” që u krijua ne 1993 ku filloi të vihet në jetë me anë të betimit të Hyppocrat-it ( i cili bëhej formalisht dhe me pare) si më poshtë: “Në prani të profesorëve të mi të kësaj shkolle, të kolegëve të mi dhe para shenjës së Hypokrat-it; unë premtoj të bëhem dhe të jem besnik i ligjeve dhe i ndershmërisë në ushtrimin e profesionit të mjekut. Do jap, ndihmë falas për të varfrit dhe nuk do të kërkoj kurrë pagesë mbi atë që vlen puna ime. Duke hyrë në intimitetin e shtëpisë, sytë e mi nuk do shohin atë që ndodh, gjuha ime do të ruaj sekretin që më besohet dhe sjellja ime nuk do të sjell dhe nuk do të favorizoj krimin. Duke respektuar dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj profesorëve të mi; unë do tu mësoj fëmijëve të tyre atë që kam mësuar prej prindërve të tyre. Të më nderojnë njerëzit në se jam besnik i premtimeve të mia”.
    Profesioni i mjekut është sa i nderuar, po aq dhe i vështirë, ai duhet të karakterizohet nga disa virtyte si : humanizmi, mirësia, ndjenja e ngrohët dhe vetëmohuese. Puna e mjekut veç të tjerash është një profesion që shtron kërkesa shumë të larta si ndaj mendjes dhe ndaj zemrës së tij. Këto shtrohen në betimin e Gjenevë-s të vitit 1983: “Marr angazhim solemn se do të ve jetën time në shërbim të njerëzimit… Do të ushtroj artin tim mjekësor me ndërgjegje e dinjitet. Do të konsideroj shëndetin e pacientit tim si preokupim kryesor. Do të respektoj sekretin e atij që ma beson, bile dhe pas vdekjes së pacientit. Do të ruaj nderin dhe traditat fisnike të profesionit mjekësor. Kolegët e mi do jen vëllezërit e mi. Nuk do të lejoj që konsiderata fetare, kombëtare, racore, partiake ose klasore të ndikojnë në kryerjen e detyrës ndaj pacientit. Do të ruaj respektin absolut për jetën njerëzore edhe sikur të jem i kërcënuar nuk do të përdor njohurit e mia mjekësore kundër ligjeve të njerëzimit”. Kodi i Gjenevës Betim.
    Po ashtu do të kemi parasysh deklaratën e Lisbonës për të drejtën e të sëmurëve, për të zgjedhur në mënyrë të lirë mjekun, për të refuzuar një mjek të caktuar, për të ruajtur sekretin e sëmundjes së vet; për të vdekur me dinjitet, për të pranuar ose refuzuar një ndihmë shpirtërore morale ose fetare. Në kodin e Deontologjisë Neni 11, thekson testektualisht: “Mbajtja e Sekretit profesional në interes të të sëmurit është e detyrueshme për gjithë njerëzit e shëndetësisë”, po ashtu në Nenin 294 të kodit Penal të Rep. Shqipërisë, mos mbajtja e këtij sekreti ose e kësaj të fshehte dënohet me gjobë dhe burgim deri në 5 vjet. Në kongresin e fundit të Shoqatës ndërkombëtare “Mjekësia dhe ligji” thuhet: “Një mjek që nxjerr në shesh një sekret profesional vullnetarisht është fajtor dhe shkel betimin e Hyppocratt-it si mjek; por po të japi të dhëna me interes për shoqërinë, mjedisin sipas kërkesave ligjore nuk ngarkohet me faj”. Për sa i takon të fshehtës ndaj vetë pacientit, Konventa Ndërkombëtare e Gjenevës e vitit 1987 duke prekur të drejtat dhe detyrat e ndërsjella mjek – pacient; – kodi Deontologjik i njeh të drejtën që çdo pacient pas vizitës mjekësore të informohet për sëmundjen e tij, për prognozën (të ardhmen; perspektivën) e saj me trajtimin që merr.
    NUMER 3
    Për këtë në botë ka disa qëndrime. Qëndrimi i parë: Vënia në dijeni të plotë pa asnjë rezervë të pacientit dhe të familjarëve, kjo për sëmundjet dhe traumat jo të renda; ndërsa për sëmundje të renda me perspektivë të rezervuar, pacienti nuk do të marr vesh të vërtetën dhe duhet të mbahet me shpresë deri në fund, sido që është gënjeshtër, sipas Botkin kjo është “Gënjeshtër e mirë”, nga që është një akt jo imoral, por në interes të pacientit që shpreh dimension njerëzor, gjeneron shpresë, ku “shpresa është doktori më i mirë në botë”. Sipas shprehjes Latine “Dum, spiro, spero” (Sa të kem frymë kam shpresë). Qëndrimi i dytë: Që i kundërvihet qëndrimit të parë ( më sipërm) që i përmbahen Anglosaksonët (Anglo-amerikanët) për të sëmurët rëndë dhe të pa shpresë, pra që dhe kjo kategori duhet të njohë gjendjen e vet reale shëndetësore pa asnjë të fshehtë e gënjeshtër, sepse nuk është normale të gënjesh dhe herët a vonë i sëmuri do ta marri vesh, të vërtetën.
    Qëndrimi i tretë: Është një qëndrim i ndërmjetëm ku kodi deontologjik shprehet…”Mjekut i lejohet kur e sheh të arsyeshme të mos i tregojë të vërtetën për diagnozën dhe prognozën e një sëmundje me ecuri të keqe dhe vijon në nenin 40…”Prognoza fatale e një sëmundje në rast se thuhet, duhet të formulohet me shumë kujdes e takt. Për këtë, sidoqoftë duhet dijë dhe familja ose persona të tjerë, kur atyre u besohet nga familja…” Mjeku dhe konsulta mjekësore vendosin duke u mbështet në gjendjen psikologjike të çdo pacienti të veçantë; mund ti thuhet me shumë takt e kujdes diçka për sëmundjen për ta përgatitur atë gradualisht për gjendjen tij të rëndë, duke iu paraqitur i gatshëm për bashkëpunim në çdo kohë, për të bërë gjithçka munden për të mbijetuar, po kështu dhe për familjarët, sepse e kanë shumë të vështirë të përshtaten me ecurinë fatale të të afërmit të vet të shtrenjtë, shpesh ato reagojnë me ashpërsi duke u konfliktuar me mjekët; duke i akuzuar për mjekim të pa kujdesshëm deri në gjykata. Për këtë është detyrë e personelit mjek-infermier të jenë gjithnjë të durueshëm, duke u përpjekur të bëjnë më të mirën; çdo gjë sipas personit e nivelit të tij. Në literaturën botërore publikohet rasti i një gruaje para një profesori të madh, pas operacionit në të dhënat anatomo-pathologjike të tumorit të gjirit, kur profesori po i jepte përgjigjen, ajo e pyet… po tash pas kësaj dhe sa më ka mbetur të jetoj? Profesori i thyer në moshë pasi u mendua i tha: “zonjë sa të jem gjallë unë ti nuk do vdesësh”. Ajo ju hodh në krah profesorit dhe e përqafoi, të cilit iu kujtua shprehja latine “Dum, spiro, spero” (Sa të kem frymë, shpresoj) . Pra siç shihet etika mjekësore është e lidhur direkt me bio-etikën që përbën tërësinë e rregullave që e cituam më sipër që aplikohen në të gjitha fushat shkencore të jetës? Detyrat morale dhe të drejtat në ushtrimin e profesionit të mjekut si në betimin e Hyppocrat-it që u përmend etj. Në vitin 1976 Asambleja parlamentare ose Komiteti i Ministrave të jashtëm të vendeve pjesëtare llogariten aspektin etik të shkencës mjekësore dhe aspekte të veçanta të individit. Në vitet 80 u bënë rekomandimet për të drejtat e të sëmurëve, në fillim të viteve 90 u fut nocioni i depistimit gjenetik dhe lejimi i kërkimeve mjekësore në embrione. Në 1992 Komiteti Europian e bio-etikës u pagëzua si Komiteti Drejtues për bio-etikën i K. Europian (C.D.B.I) i përbërë nga mjek, filozof, jurist, shkencëtar dhe anëtar të asamblesë Parlamentare të: “mbroj qenien humane në identitetin dhe dinjitetin e vet”.
    Përgatiti : Dr. Med. Ndue Nikaj.
    6 të mirat e mëdha që i përfitojmë nga kureshtja
    Kjo është pyetja që prindërit dhe mësuesit frikësohen por edhe dëshirojnë ta dëgjojnë nga fëmijët. Ne trembemi, sepse ndonjëherë nuk e dimë përgjigjen – ose jemi përtacë apo ngutemi për të dhënë një përgjigje të mirë. Por, zakonisht ne përpiqemi të japim më të mirën, duke kuptuar se kureshtja është çelësi i të mësuarit. Por, a e dini se beneficionet e kureshtjes nuk janë të kufizuar në intelektualitet? Për fëmijët por edhe për të rriturit, kureshtja lidhet me beneficionet psikologjike, emocionale sociale, madje edhe shëndetësore. Këtu po ju listojmë gjashtë prej tyre.
    1. Kureshtja na ndihmon të mbijetojmë. Nxitja për të kërkuar risi na ndihmon të jemi vigjilent dhe të fitojmë njohuri në lidhje me mjedisin tone që ndryshon vazhdimisht, që nënkupton se pse truri ynë evoluon për të liruar dopaminën dhe kimikate tjera që na bëjnë të ndjehemi mirë kur hasim gjëra të reja.
    2. Njerëzit kureshtarë janë më të lumtur. Hulumtimet tregojnë se kureshtja lidhet me nivelet e larta të emocioneve pozitive, nivelet e ulëta të ankthit, kënaqësinë nga jeta si dhe mirëqënien më të mirë psikologjike. Kjo nënkupton se njerëzit që janë më të lumtur priren për të qenë më kureshtar.
    3. Kureshtja nxit arritjet. Studimet tregojnë se kureshtja shpie në kënaqësi dhe arritje më të madhe akademike si dhe mësim, angazhim dhe performancë më të madhe në punë. Kur ne jemi kuriozë dhe të interesuar për atë që bëjmë, është më e lehtë që të përfshihemi dhe të përpiqemi në angazhime dhe ndjehemi mirë gjatë arritjeve.
    4. Kureshtja mund të zgjerojë dhembshurinë tonë. kur ne jemi kureshtarë për të tjerët dhe bisedojmë me njerëzit jashtë rrethit tonë të zakonshëm shoqëror, ne bëhemi më të aftë për ti kuptuar ato rreth jetës, përvojave dhe botëkuptimeve të ndryshme në krahasim me jetën tonë. herën tjetër që e keni mundësinë për të folur me një të huaj, veçanërisht me dikë që është mjaft i ndryshëm për ju, provoni të komunikoni me të në një nivel personal (respekt natyrisht), duke i treguar atyre se ju jeni të interesuar në atë që ata kanë për të thënë.
    5. Kureshtja ndihmon në forcimin e marrëdhënieve. Një studim i bërë kërkoi nga të huajt që të paraqesin dhe përgjigjen disa pyetjeve personale, një proces që shkencëtarët e quajnë “vet-zbulim reciprok”. Ata zbuluan se njerëzit janë vlerësuar si të ngrohtë dhe tërheqës në qoftë se tregonin kureshtje të vërtetë në këmbim. Kjo nënkupton se duke demonstruar kuriozitet ndaj dikujt është një mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar afërsi me to.
    6. Kureshtja përmirëson kujdesin shëndetësor. Hulumtimet sugjerojnë se kur mjekët janë me të vërtetë kuriozë për perspektivat e pacientëve të tyre, edhe mjekët edhe pacientët raportojnë më pak zemërim dhe frustrim dhe ndihen më mirë.
    Sigal