Dr. Islam Cani/ Gjithçka për informimin, edukimin dhe mbrojtjen nga metalet e rënda

    377
    Sigal

    Pas publikimit të artikullit, të datës 30 tetor, nga gazeta “Telegraf”, ku folëm për rrezikun që paraqet plumbi në shëndetin e njeriut, i madh ishte interesimi nga qytetarët për sa i përket masave që duhet të marrin në rast helmimi nga plumbi. Vendi ynë, si gjithë vendet e tjera, ka strukturat, institucionet përkatëse, si dhe bazën materiale për të gjitha produktet. Konsumatorët tanë duhet të jenë të informuar dhe nga ana tjetër organizmat shtetërore, për fat të keq, gjatë 20 vjetëve kanë qenë shumë pak të vëmendshëm ndaj zbatimit të ligjeve, akteve nënligjore, rregullave, rregulloreve etj. Ky informacion, jo vetëm kërkon masa të rrepta, por dhe masa për edukim të qytetarëve, sikurse është gazeta “Telegraf” që  bën këtë informacion të publikueshëm.

    1.Më duhet të them se, domosdoshmëri është zbatimi i ligjit në Dogana, në pikën e hyrjes së mallrave. E gjithë bota për çdo produkt kërkon kontroll dhe certifikatë që shoqëron produktin (mos të ngrihet trari i kalimit të mallit, pa u kontrolluar). Një shembull shumë i mirë për t’u përshëndetur në zbatim të mbrojtjes se qytetarëve, është  VKM-ja për bllokimin e hyrjes së plehrave në vendin tonë.

    2.Në vazhdimësi të kësaj kërkese, është forcimi i laboratorëve në pikat kontrolluese, gjë që aktualisht e themi me keqardhje, pavarësisht nga kërkesa jonë e vazhdueshme në dogana e kufi, njihen shumë pak ose mungojnë këto aparatura. Laboratori, atje ku është, nuk ka funksionuar normalisht, nuk kemi personel të mirëfilltë dhe specialiste për këto laboratore edhe kur ato i marrim të gatshme nga jashtë.

    3.Shpresoj dhe besoj se, qeveria e re do të veprojë ashtu siç bëri për plehrat, duke vënë administratën në zbatim të ligjit.

    Kur flasim për metale të rënda duhet të kemi parasysh plumbin, hekurin, bakrin, arsenikun etj. Këto metale përbëjnë rrezik për shëndetin tonë, atëherë kur ekspozimi ndaj tyre e kalon normën e lejuar. Ndaj nuk duhet të ketë vend për panik, pasi të gjithë duhet ta dinë se, mikroelementët janë pjese përbërëse të organizmit tonë. Pra, elementet e metaleve të renda i kemi edhe ne në organizmin tonë, se është domosdoshmëri, psh; pa praninë e elementëve të plumbit, nuk do të kishim ngjyrën e gjakut. Në vazhdimësinë e fjalës sonë, kryesore është që qytetari ynë dhe ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për mbrojtjen tonë, të gjithë së bashku të zbatojmë frymën e ligjit. Ligji dhe etika kudo dhe kurdo. Shkurt, ne duhet të jemi qytetarë inteligjentë, të edukuar , të mirinformuar, që përpara se të marrim produktin që na duhet, pra në rastin e blerësit të produktit, shërbimit dhe përdorimit, ne duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e informacionit të duhur si : Etiketimi, përdorimi, koha e përdorimit, skadenca dhe anësore te tjera. Informacionet duhet të na shërbejë ne për edukim, jo me pak edhe për kurajon që duhet të kemi kur produkti na prezantohet, ajo që ne shohim, atë që ne kuptojmë në sasi, apo në cilësi. Por ajo që ne nuk e shohim është siguri ( pra brendësia thelbësore e produktit), për të cilën organet  kompetente duhet të zbatojnë ligjin, duke mos u mjaftuar vetëm me dokumentin shoqërues, por nuk duhet shpërndarë në treg produkti, pa bërë analizën e produktit në vendin tonë, për efekte sigurie. E themi këtë, sepse kjo nuk është zbatuar dhe për këtë japim disa fakte;

    -Gjatë 1994 -1995, nga pakujdesie e mullinjve të blojës, nga mielli më plumb u sëmurën me dhjetëra konsumatorë, kjo pakujdesi i kushtoi shumë shtetit tonë, për të bërë shkarkimin e plumbit tek ata persona që kishin marrë sasinë e plumbit mbi normën e lejuar, që përballon organizmi.

    Gjatë këtyre viteve kemi patur mbingarkese me plumb te:

    -Punonjësit e Tipografisë

    -Te punëtorët që ishin të ngarkuar me metale të rënda, është vërejtur se, këta punëtorë e dërgonin këtë ngarkesë edhe në shtëpi, nëpërmjet rrobave.

    -Atë që duam të theksojmë është se, metalet e rënda në mjedisin ku përdoren dhe në formatet e tyre rrezatuese, avulluese, valëzuese, sëmurin dhe ndotin me këtë masë dhe fqinjët. Prandaj informacioni ynë është që Organet përkatëse dhe qytetarët nuk duhet të ndërtojnë dhe të banojnë në zona me ngarkesa me metale të rënda, të paktën për 50 vjet.

    Kujdesi i qytetarëve:

    1. Të jenë të mirinformuar për produktet ( bojërat e vajit, lodrat e fëmijëve, mjete që përmbajnë plumb në ambientet e punës, sipas sektorëve të punës).

    2. Kur produktet nuk shoqërohen me etiketën informuese është më mirë të mos blihet si psh; lodrat me bateri, e cila kjo e fundit përmban element toksik si kadiumi. Por dhe bateritë e makinave që janë të rrezikshme, mbetjet e kallajit dhe plumbit kur përdoren për ngjitje, plastikat e ndryshme, etj. qytetari t’i dërgojë në vendin e caktuar (plehra), por dhe lojërat e fëmijëve që mbahen ne shtëpi, kur vjetrohen bëhen të dëmshme.

    3. Bojërat e vajit që blejmë dhe përdorim në lyerjen e hekurave, në dru etj., me kalimin e kohës skadojnë si çdo produkt tjetër, ndaj duhen marrë masa për rilyerjen.

    4. Baza e mbrojtjes së qytetareve janë masat sanitare: Kudo pastërti, duke mbrojtur veten dhe të tjerët.

    5. Për të mbrojtur veten, nuk duhet të ndërtojmë ne vende pranë fabrikave dhe vendeve të ndotura si për shembull afër uzinës së baterive në Berat, apo pranë vendeve ku prodhohen kimikate, me qëllim që të mbrohemi nga këto metale.

    6. Po kështu, qytetarët të jenë të kujdesshëm për higjienën personale në veshje, sepse personat që punojnë në sektorë të industrisë ngarkojnë jo vetëm veten, por dhe familjen

    Çfarë këshillon SHKSH

    1. Kërkojme dhe dëshirojmë të zbatohet ligji në dogana dhe deri në treg, që shkelin ligjin rregullin  në vendprodhim apo tregtim.

    2. Kemi shpresë dhe besojmë se institucionet përkatëse do të zbatojnë rregullat e normat mbi standardet.

    3. Qytetarët, (konsumatorët), të rrisin cilësinë e informacionit, edukimin rreth higjienës, informim para blerjes së mallit.

    4. Vetëm me këto masa dhe rregulla do të mbrojmë shëndetin  (nëpërmjet ruajtjes së mjedisit në tërësinë; banesë, mjedis, ujëra, tokë, në vende pune,  në produktet që blejmë).

    Lodrat me kimikate të rrezikshme

    1. Masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mbikqyrjen e tregut, lidhur me rrezikshmërinë e lodrave të fëmijëve.

    2. Sensibilizim nga Media për të ndërgjegjësuar konsumatorët shqiptarë, lidhur me informacionin e duhur që duhet të marrin për blerjen e tyre.

    3. Verifikim i lodrave për etiketat përkatëse.

    4. Ngritjen e një Grupi Pune me qëllim mbështetjen e tripartitizmit.

    5. Rritja e rolit të pikave doganore për zhdoganimin e lodrave të dala jashtë standardit.