-Dokumentet e reja për të jetuar dhe punuar në Australi

    1471
    Sigal

    AUSTRALI/ Të ngulur brez pas brezi që prej vitit 1927 kur shënohet emigranti i parë shqiptar në Australi

     Ku gjenden informacionet më të detajuara se si mund të shkohet

    Përgjigje pyetjeve të lexuesve të Telegraf:

    Janë mbi 67 e-mail dhe mesazhe në celular të ardhur nga lexuesit për dokumentacionin për emigracionin dhe vizat për të shkuar në Australinë e largët. Dua të theksoj se, për detaje dhe për rrugën që duhet të ndiqni, do i gjeni në adresat e mëposhtme. Pra, ne si gazetë ju informojmë, ju përcjellim adresat dhe uebet se ku duhet ti gjeni procedurat dhe ku do paraqisni kërkesat.

    Departamenti i Emigracionit dhe Nënshtetësisë:

    www.immi.gov.au

    www.citizenship.gov.au

    Ku të gjej një agjent emigrimi:

    www.edwinaci.com.au

    e-mail: [email protected]

    e-mail: [email protected]

     -Vizat e Studentit ndahen në disa kategori

    -Pagesa e aplikimit për vizë studenti është 565 dollarë australianë për aplikim.
     Vizat e Bashkimit Familjar janë viza që merren brenda 10-15 vjetëve

    “Në fund të botës’, por edhe ‘vendi më i mirë në botë’, ‘si përrallë’. Këto janë tre cilësimet kryesore që dëgjon mbi Australinë, nga të huaj por edhe nga shqiptarë që e kanë vizituar apo që jetojnë në këtë vend. Të ngulur brez pas brezi që prej vitit 1927 kur shënohet emigranti i parë shqiptar në Australi, e deri në këto njëzet vitet e fundit të ripërtëritjes së emigracionit tonë edhe në kontinentin më të largët të botës.

    Vizat e Studentit ndahen në disa kategori:

    Viza e studentit, klasi 570, është për studentët që kanë dëshirë të studiojnë vetëm anglisht në Australi për një periudhë maksimale prej 50 javësh.

    Viza e studentit, klasi 571, është për studentët që kanë dëshirë të studiojnë në shkollë fillore apo të mesme.

    Viza e studentit, klasa 572, është për të studiuar një diplomë universitare 1-2 vjet.

    Viza e studentit, klasa 573, është për të studiuar në universitet

    Viza e studentit, klasa 574, është për të studiuar studimet pasuniversitare.

    Pagesa e aplikimit për vizë studenti është 565 dollarë australianë

    Kursi i gjuhës angleze varion nga 235 -300 dollarë australianë në javë.

    Jetesa për çdo muaj, për një student, është 1500 dollarë australianë.

    Karta mjekësore për studentët, për një vit, është përafërsisht 400 dollarë.

    Kushtet bazë për të marrë vizën e studentit janë siguria financiare nga banka dhe mbrojtja e provimit të anglishtes IELTS pranë Konsullatës Angleze. Nota që duhet të merret për studime për klasin e vizës 572 është 5.5, ndërsa për klasin e vizës 573-574 varion nga 6-7. Ndërsa për klasin e vizës 570 dhe 571 nuk kërkohet provimi i IELTS/

    Vizat e Punës:

    Viza e Përkohshme e Punës, klasi 457, është nga 1-4 vjet dhe aplikuesi duhet të ketë një kualifikim që është në listën e emigrimit për klasin e vizës 457, të ketë IELTS mbi notën 5, duhet të jetë i sponsorizuar nga një kompani australiane dhe ka të drejtë të marrë dhe familjen e tij, d.m.th. bashkëshorten/bashkëshortin dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Kjo vizë ka 3 etapa. Etapa e parë është që sponsorizuesi australian aplikon pranë zyrës së emigracionit australian për sponsorizim dhe paguan 405 dollarë australianë. Etapa e dytë është që sponsorizuesi aplikon për përzgjedhjen e kandidatit në fjalë dhe paguan tarifën prej 80 dollarësh. Etapa e tretë është aplikuesi aplikon për vizë pranë zyrës së emigracionit në Australi dhe paguan shumën prej 305 dollarësh australianë.

    Viza e sponsorizimit nga punëdhënësi

    Viza e sponsorizimit nga punëdhënësi australian – ENS është vizë e përhershme dhe duhet të jesh i sponsorizuar nga një kompani australiane, në një profesion që është në listën e ENS, të jesh nën moshën 45 vjeç, të kesh minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe të kesh IELTS mbi 5. Pagesa e aplikimit të vizës është 1995 dollarë australianë. Viza e sponsorizimit rajonal, klasi 119, – RSMS është vizë e përhershme e sponsorizuar nga një shtet rajonal me një zonë më pak të populluar sesa qytetet e mëdha në Australi. Kriteret e kësaj vize janë të njëjta me ENS. Kjo vizë ka tre etapa, si viza e klasit 457. Aplikimi për vizë është 1995 dollarë australianë.

    Vizat e biznesit – Janë të përkohshme dhe 4-vjeçare, me të drejtë aplikimi për vizë të përhershme pas dy vjetësh. Me vizën e biznesit mund të marrësh edhe familjen dhe kostoja e investimit duhet të jetë minimumi 50. 000 dollarë australianë e lart.

    Vizat e bashkimit familjar janë viza që merren brenda 10-15 vjetëve, ose brenda 2 vjetëve. Tarifat e aplikimit për marrjen e këtyre vizave variojnë nga 1995 deri në 40. 000 dollarë australianë.

    Vizat e fejesës dhe martesës variojnë nga 9 muaj deri në 2 vjet, pastaj aplikohet për rezidencë të përhershme. Marrja e kësaj vize kërkon evidencë mbi takimin fizik të dy personave dhe vazhdimësia e komunikimit të tyre nëpërmjet e-mail apo telefon. Tarifat e vizave për martesë variojnë nga 1995 dollarë australianë.

    Nënshtetësia Australiane merret mbasi të keni jetuar 4 vjet në Australi, d.m.th. 3 vjet rezidencë të përkohshme dhe 1 vit rezidencë të përhershme dhe respektimi i ligjit.

    Për të gjitha aplikimet e vizave australiane është shumë e rëndësishme që dokumentet të jenë të rregullta dhe dëshmia e penalitetit të jetë e pastër.

    Adresa:

    Informacione më të detajuara se si mund të shkohet për të jetuar dhe punuar në Australi mund të gjeni në:

    Departamenti i Emigracionit dhe Nënshtetësisë:

    www.immi.gov.au

    www.citizenship.gov.au

    Ku të gjej një agjent emigrimi:

    www.edwinaci.com.au

    e-mail: [email protected]

    e-mail: [email protected]

    Bileta vajtje-ardhje në Australi kushton afërsisht 3000 dollarë australianë.

    Albert Z. ZHOLI

    ITALI/ Testi i italishtes për kartën e qëndrimit. E marrin 80% e kandidatëve

    Pa kaluar testin e gjuhës italiane, nuk merr kartë qëndrimi

     Kalimi me sukses i testimit varet nga prefektura ku e bën. Në gjysmën e rasteve, data për mbajtjen e tij jepet përtej afatit të parashikuar me ligj. Ja një përmbledhje të dhënash e Ministrisë së Brendshme

     – Që njohja e gjuhës italiane është shumë e rëndësishme për të jetuar në Itali, është fakt i pamohueshëm. Kjo konsideratë ka hyrë edhe në ligjin e imigracionit, i cili nga fundi i vitit 2010 detyron të kalojnë provimin e italishtes të gjithë ata që kërkojnë të shumëdëshiruarën leje BE për qëndruesit afatgjatë, që njihet ndryshe si karta e qëndrimit.

    Testimi organizohet nga Sportelet Unike për Imigracionin të prefekturave. Kandidatët dëgjojnë disa tekste të regjistruara e lexojnë në italisht, më pas u përgjigjen një seri pyetjesh që shërbejnë për të verifikuar nivelin e njohjes së gjuhës. Në fund duhet të tregojnë që dinë edhe të shkruajnë në italisht, duke përpiluar një letër të shkurtër përshëndetjeje apo kërkimi faljeje.

    Kush e ka provuar tregon se testi është i kapërcyeshëm. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare. Sipas një raporti të botuar pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme, nga 9 dhjetori 2010 (datë kur risia hyri në fuqi) deri më 11 shkurt 2015, janë paraqitur për të bërë provën e italishtes mbi 483 mijë imigrantë e nga këta, mbi 386 mijë vetë apo rreth 80%, e kanë marrë.

    Gjithsej janë thirrur nga Sportelet Unike mbi 650 mijë imigrantë, por 140 mijë prej tyre nuk janë paraqitur për testim. Prefekturat më të ngarkuara kanë qenë ajo e Milanos (59.666 takime për mbajtjen e testit), Roma (46.858) dhe Brescia (26.960). Ndjekin Bolonja  (18.237), Bergamo (17.532), Firence (17.165) dhe Napoli (16.079).

    Po t’u hedhësh një sy të dhënave vëren që kalimi me sukses i testimit, në njëfarë mënyre, është i lidhur me vendin ku ai mbahet.

    Edhe pse mesatarja kombëtare e kalimit me sukses të testit është 80%, bien në sy dallime të konsiderueshme nga një provincë në tjetrën. Vetëm mes atyre me më shumë kërkesa vërehet se në Napoli provën e italishtes e kalojnë me sukses 90% e kandidatëve, ndërsa në Brescia vetëm 67%. Imigrantët në Brescia njohin italishten më keq se ata në Napoli, apo thjesht kanë hasur në testim më të vështirë e komisione më të rrepta?

    Një tjetër e dhënë interesante – që vë në dukje edhe njëherë (e nuk ishte aspak e nevojshme) hendekun italian mes të thënës e të bërit, apo më mirë mes ligjit dhe praktikës – është ajo mbi kohën që kalon nga çasti i prenotimit deri në datën e testimit.

    Dekreti i ministrisë së Brendshme (DM 4 qershor 2010) që disiplinon testin e gjuhës italiane, flet qartë. Thotë që “i huaji paraqet, në mënyrë telematike, kërkesën për të marrë pjesë në testimin e njohurive të gjuhës italiane në Prefekturë” dhe që prefektura “e thërret brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës”. Sipas raportit të vetë ministrisë, në të vërtetë 46% e takimeve për testim kanë mbërritur pas dy muajve nga paraqitja e kërkesave. Edhe kjo është mesatarja kombëtare sepse po të shohim të dhënat e detajuara zbulojmë se pikërisht Milano, që ka numrin më të lartë të të testuarve, takimi jepet me vonesë në 73% të rasteve, ndërsa në Napoli vonesat shkojnë deri në 90%. Edhe nga këto të dhëna del sërish sheshit që Sportelet Unike kanë nevojë për njerëz e mjete, në mënyrë që praktikat burokratike të imigracionit t’i përpunojnë brenda afateve të përcaktuara. Në të kundërt, mali i praktikave të prapambetura veç lartohet, e qytetarëve të huaj nuk u mbetet tjetër veçse të presin.