Datat e fillimit të mësimit për arsimin 9-vjeçar dhe gjimnazet

    677
    Sigal

    MASH jep të dhënat për strukturën, planin mësimor dhe veprimtarinë mësimore të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet udhëzimit të saj bën të ditur për të gjithë nxënësit e arsimit 9- vjeçar dhe maturës shtetërore datat e fillimit për vitin shkollor 2012 – 2013. Për shkollat nëntë vjeçare semestri i parë fillon më 10 shtator 2012 dhe mbaron më 23 janar 2013; Semestri i dytë fillon më 28 janar 2013 dhe mbaron më 7 qershor 2013. MASH bën të ditur edhe ditët që kanë pushim nxënësit për raste festash dhe jo vetëm. Periudha e parë, fillon më 24 dhjetor 2012 dhe mbaron më 6 janar 2013; Periudha e dytë, fillon më 24 janar 2013 dhe mbaron më 27 janar 2013; Periudha e tretë, fillon më 27 mars 2013 dhe mbaron më 31 mars 2013.  Ndërsa provimet e Lirimit do të zhvillohen në periudhën 10 – 21 qershor 2013.

    Për maturat mësimi fillon më 10 shtator 2012 dhe mbaron më 24 maj 2013. Pushimet vijojnë në datat e dhëna: Periudha e parë, fillon më 24 dhjetor 2012 dhe mbaron më 6 janar 2013; Periudha e dytë, fillon më 27 mars 2013 dhe mbaron më 31 mars 2013.

    Provimet e Maturës Shtetërore: 25 maj – 30 qershor 2013.  Sesioni i provimeve të Teorisë dhe Praktikës Profesionale të Integruar për shkollat profesionale do të vlerësohet me notë, e cila nuk përfshihet në mesataren e përgjithshme: Nivelin I dhe Niveli II 1 deri më 15 qershor 2013. Niveli III 11 deri më 22 maj 2013.

    Provimet e formimit teorik dhe praktik në shkollat artistike, sportive dhe gjimnazet gjuhësore do të zhvillohen në periudhën 11 deri më 22 maj 2013 dhe do të vlerësohen me notë, e cila nuk përfshihet në mesataren e përgjithshme. Gjatë vitit shkollor 2012-2013 testimi i drejtuesve do të organizohet sipas Rregullores Nr. 7170/1, datë 22.11.2010 “Për kualifikimin e drejtuesve të institucioneve arsimore”.  Në periudhat e pushimeve DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollat të planifikojnë trajnime për drejtuesit dhe mësuesit.