Data 15 maj kujtohet “Dita Ndërkombëtare e Familjes”

    370
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 15 majin e ka shpallur Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
    Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë probleme të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
    Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Çdo vit, Kombet e Bashkuara i përcaktojnë temat që do të shënojnë këtë ditë.
    Nderkaq, sipas organizates Ndërkombëtare World Vision, “një pjesë e madhe e dhunës që përjetojnë fëmijët në Shqipëri ndodh aty ku ata duhet të ndihen më të sigurt se kudo; në familje”. Nëpërmjet një fushate sensibilizuese, Organizata Ndërkombëtare World Vision në kuadër të javës ndërkombëtare të familjes thekson mesazhin kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”. 
    Sigal