Damian Gjiknuri në Bundestag / Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe integrimin e saj në BE

206
Sigal

Me ftesë të grupit parlamentar të PSD-së dhe qeverisë gjermane, një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Bundestag. Në fokus të takimeve me personalitetet e politikës gjermane, ishin prioritetet politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani. Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri deklaron se Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë. “Në krye të një delegacioni të Partisë Socialiste, pata mundësinë të takoj shumë personalitete të politikës gjermane, ministra, deputetë dhe përfaqësues të biznesit. Kënaqësi bashkëbisedimi me kryetarin e SPD, Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD, Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale, Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes, Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik, Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Rita Schwarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD, Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Michael Müller, ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD, Marja Lissa Vollers”, tha Gjiknuri. Në takim u shkëmbyen ide për bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve tona dhe për rëndësinë e suksesit të politikave social-demokrate në Evropë në këto kohë të vështira. Sipas Gjiknurit, në çdo bisedë u shpreh mbështetja për Shqipërinë e politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë. Pjesë e delegacionin ishin dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Digjital, Etjen Xhafaj.