Bulevardi i bukur i Beratit, ka një problem! Lagja “Çlirim” me një mijë gropa

    395
    Sigal

    Kjo foto është “shkrepur” dje paradite në bulevardin kryesor të qytetit të Beratit! Flet vetë: Ka nisur premtimi i Kryeministrit Rama për një projekt modern bulevardi në qytetin muze!

    Natyrisht mirë! Madje, duhet thënë shumë mirë që projekte të tilla të bukura dhe të rëndësishme fillojnë nga qytetet e stërlashta shqiptare që vërtet duhen “rinuar” në gjendjet aktuale dhe ruajtur skrupulozisht në restaurimet e domosdoshme të lashtësisë!
    Është filluar nga “Bulevardi” dhe dikush me tha se brenda 5 muajve projekti do realizohet!
    Tahir Hysi një inxhinier i njohur dhe nëpunës i bashkisë, por dhe pasionant për vlerat e qytetit muze, më thotë se, “fillimi është i mbarë. Disa probleme tekniko-administrative po zgjidhen menjëherë dhe ka seriozitet në Bashki dhe qeveri”. Sigurisht, projekti detajon fazat realizuese dhe duket shëtitorja është e “bllokuar” për makinat dhe mjetet motorike të qytetareve. Brenda kantierit gjenden vetëm mjetet e mëdha motorike të punës, të cilat kanë prurë grumbuj çaklli (gurë i thërrmuar) diku gërmon një ekskavator dhe diku shtrohen tombino…. Diku është sjellë një platformë betoni e diku tjetër makinat heshtin në pritje të komandave!
    Pas disa ditëve me kohë të mirë e diell, pothuaj pranveror, mbërriti dhe shiu. Një shi i butë i shtruar, që pas natës vazhdoi mëngjesit dhe mbajti pothuajse nën komandë ditën të plotë. Kishte “planifikuar” dhe ai të zbriste herë rrëmbyeshëm dhe bezdisës, herë i qetë e mosshqetësues. Kisha vënë re se gropat e shumta në lagjet e qytetit ishin të tejmbushura dhe në veçanti ato në lagjen “Çlirim”, pranë e larg shkollës “Ajet Xhindoli” me siguri shpalleshin kampione në qytet, nëse kryetari i Bashkisë do organizonte konkurs për gropat më të thella dhe më të gjera me ujë në Bashkinë që drejton. Jam i bindur se kryetari i ri i lagjes, një djalosh i shkathët dhe tepër korrekt në detyrë, do protestonte me të drejtë nëse kryetari i Bashkisë medaljet do t’ia jepte ndonjë lagjeje tjetër!
    Natyrisht me punën që duket, ka filluar në qendër dhe me plotë përkujdesje, (për zbatimin e projektit që e inauguroi me vendosjen e një guri 6000 lekë kosto, sipas një gazete, vetë Kryeministri i Rilindjes, Edi Rama) nuk mund të kërkohet, duket asnjë investim për mbylljen e gropave skandaloze në lagjen “Çlirim” me drejtues lagjeje djaloshin energjik që nuk gjen mbështetje financiare!
    Dhe këto gropa nuk janë të këtij viti, as të vitit të kaluar! Ato janë aty, stoike, qëkur kryetari i Bashkisë ka kandiduar për herë të parë. Bile deputetë të nderuar socialistë (patjetër dhe demokratë, por këta nuk kanë qeverisur bashkinë) si Erion Braçe, kanë premtuar jo vetëm rrugët e lagjes, por dhe sheshin e bukur në mizerje, mes pallateve e përballë klubit të Bert Dekollarit, ku dhe nga kriza e gjendja e terrenit, një “pijetar” i papunë që shet domate në treg dhe shoqëron shpesh dhe ministrin e nderuar Naço, më thotë se nuk na e var askush dhe unë prapë domate do shes! Ai më thotë se ka gati 25 Njësha qytetarë për Lëvizjen Shqiptare 5 Yjet, por kur nuk paska kryetar partie, lëvizja, do shoqërojë përsëri ministrin Naço se atë e kam shok!
    Nuk di ç’ti them këtij njeriu të mirë që më thotë se ka probleme me floririn e sekuestruar në Përmet dhe nëse Lëvizja ia zgjidh hallin, ai edhe ne Përmet nxjerr 15 Njësha qytetarë me një kryetar patjetër që di të drejtojë! E kam dëgjuar dhe i kam lejuar “ëndrrën” se “di unë si e bëj politikën” se dhe kjo Rilindja fjalë ka, por pa kryetarë nuk bëhet dhe vendi do burrë shteti jo çunakë… Nuk kthehet njeri tek Sali Basha! Të shohim Naçon, se ka dhe gjoks, këtë e di!”
    Ka shumë të tillë që presin zgjidhje. Bulevardi në qendër është një nisje e mirë. Por lagjet janë për “ibret”. Aty duhet veprim dhe jo fshehje pas makinave të rënda në qendër të qytetit!
    Dashnor Kalluçi, një djalë i gjallë e me koncepte moderne, më thotë “nisi, por shiko, tombinot shumë të ngushta! Duhet të kalojë njeriu brenda për sasi uji dhe pastrim!”.
    Nuk besoj se e ka gabim! Fillohet pikërisht nga këto! Sepse prurjet në lum jo vetëm janë shpesh të mëdha, por janë ato që nga mosgjerësia, mosdiametri optimal, kanë përmbytur shpesh qytetin! A e dëgjojnë këtë “kritikë” të Norit, si e thërrasin ata që ai i “rreh” në shah, kjo nuk besohet! Por Nori është qytetar dhe nëse nuk ka patur mundësinë t’ia thotë projektuesve, bashkisë, ja, shtypit ia tha!
    Projekti ka filluar bukur, por me tombino të vogla! Përse? Për t’u ripërmbytur nesër? Nori, do përgjigje! Ai është qytetar!