Benz 80 milionësh për Kryesindikalistin

    392
    Pas shumë vitesh abuzim, kreu i katapultuar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar (Federatë e BSPSH “Kalaja”), zoti Novrus Kaptelli i ka detyruar sindikalistët e Tiranës, anëtarë të kësaj federate në reagim të ashpër dhe ekstrem, deri në mosnjohje të tij si kryetar i kësaj sindikate e cila prej 12 vitesh (sipas mësuesve) është tjetërsuar në “kukull”, që përdoret turpshëm dhe për interesa të tij e të shefave të tij që gjenden në krye të BSPSH. Këtë realitet, të shoqëruar me skandale të rënda në veprimtarinë (ç)drejtuese e madje edhe financiare (kuotizacionin dhe fondet donacione) të kreut të “menaxhuara” prej kreut të sindikatës ende në detyrë e denoncoi dje në gazetën “Telegraf”. Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Tiranës, zonja Anila Kosova e zgjedhur me vullnetin e anëtarësisë sindikale në Konferencën e SPA Tiranës Sipas drejtues së sindikatës së arsimit të Tiranës, kreu i SPASH Novrus Kaptelli po shkatërron sistematikisht dhe me qëllim këtë sindikatë, duke e përdorur si çiflig të tij vetëm për të përmbushur interesat e tij. Me një thirrje të bërë sot nëpërmjet gazetës “Telegraf”, drejtuesja Anila Kosova, u kërkon anëtarëve të kësaj sindikate të bëhen pjesë e konferencës së jashtëzakonshme, tashmë e organizuar, për t’i dhënë fund aventurës sindikale “Kaptelli”. Ja disa nga faktet e denoncuara nga zonja Anila Kosova, të cilat do të jenë “akt-akuza” ndaj kreut të SPASH, që do të bëhet në Konferencën e Jashtëzakonshme të Tiranës e cila mblidhet nesër. 
    “… E dhimbshme, por e vërtetë!”. Që pas zgjedhjes në krye të SPASH Nevrus Kaptelli në mënyrë të qëllimshme, pa asnjë bazë dhe me dashakeqësi të paramenduar, sulmoi në vazhdimësi SPA e Tiranës dhe mua personalisht si kryetare e kësaj sindikate. Sulm, i cili kishte si prapavijë mbylljen e gojës së anëtarësisë dhe kryesisë së sindikatës përpara veprimeve të tij abuzive, të cilat kanë vetëm një profil e përmbajtje: interesat e tij personale. Është për të ardhur keq, që nga goja e njeriut, që iu besua të drejtoj Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, të dalin shprehje të tilla si: “Nuk më duhen mësuesit e Tiranës, më mjafton kolltuku që kam, mjafton që e kamë mirë me shefat e BSPSH”, a thua se sindikata është pronë e trashëguar nga babai, ose e blerë në tregun “gabi” si plaçkë pa vlerë, kur në fakt është një strukturë dinjitoze e cila edhe pse nën presionin dhe prapaskenat e këtij drejtuesi, ka ushtruar aktivitet serioz e efiçent, mbasi ne mësuesit e Tiranës që sakrifikojmë në detyrën tonë fisnike, të vetmen “avokate” që kemi është sindikata jonë, të cilën nuk do të lejojmë në asnjë moment, për asnjë motiv dhe në asnjë rrethanë sado të vështirë e presionuese prej kujtdo segmenti qoftë, që të shkatërrohet prej kryetarit Novrus Kaptelli dhe atyre që e përkëdhelin. Tashmë është e qartë, për anëtarësinë e SPA të Tiranës, se (ish)kryetari ynë Novrus Kaptelli (nuk e njohim si të tillë), të cilin kërkojmë të mos e kemi më, mbasi është kanceri shkatërrues e vdekje-prurës i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Tiranës dhe i krejt Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, ka funksionuar në këto vite jo për mbështetjen e interesave të mësuesve, por vetëm për të parë se sa para vijnë nga kuotat e anëtarësisë, të cilat i zhvat me dhunë në bordero. Përballë problemeve sociale të mësuesve, atij i intereson se sa herë sajohet ose del varianti të udhëtoj jashtë vendit me bileta e dieta të blera me kuotat e sindikale të mësuesve (100 lekë në muaj), pa përfillur asnjëherë vendimin e sindikatës, madje duke udhëtuar edhe për qejfe personale. Janë udhëtime të shumta e me kosto të lartë financiare, duke harxhuar fondet e sindikatës, të cilat realisht janë kuotat që mbahen nga pagat mujore të mësuesve, por edhe fonde donacione të huaja e vendase, që arkëtohen në emër të sindikatës dhe për aktivitetin e sindikatës e jo për “punët” e tij personale, apo të atyre “sillove” që hedhin firma në çeqe bankare sipas porosive të kryetarit abuzator. Janë miliona lekë në vit të ardhura nga kuotat, të cilat duhej të shërbenin për trajnimin e anëtarëve të sindikatës dhe për takime në funksion të veprimtarisë sindikale. Është një kryetar (i thënçin) kukull, pa asnjë kontakt me bazën sindikale, krejt i shkëputur nga anëtarësia sindikale e arsimit të Tiranës, paçka se i përkrahur nga një klikë sahan-lëpirëse e tij, të cilën e josh me marifetet të cilat “Nokja” siç e thërresin me qesëndi, i ka mësuar dhe i zbaton “mirë” ku, kur e përse duhet, sidomos në raport me “ata” në kupolën e BSPSH e cila bën sehir kur ky bashibozuku i “desantuar” aksidentalisht, turpshëm e fatkeqësisht në krye të kësaj sindikate, shpërfill e braktis mësuesit, shet interesat e tyre sociale-ekonomike për përfitime personale, të cilat dihen se çfarë janë e si realizohen. Po përmendim një fakt: në datën 21 dhjetor 2014, në Aktivin e SPA të Tiranës, u duk qartë se sa larg bazës sindikale është kryetari Novrus kaptelli si drejtues dhe se sa pranë interesave personale e meskine ishte e vazhdon të jetë ai. Kritikat e atij aktivi sindikal, që i kujtuan se duhet të mos jetë më në krye të sindikatës së arsimit, nxitën tek ai instiktin e tërbuar të vet-mbrotjës së kolltukut, që nesër sindikalistët në konferencën e jashtëzakonshme, do t’’ia kërkojnë ta dorëzoj, për të çliruar sindikatën nga peng-marrja dhe keqpërdormi e verbuan këtë njeri, i cili mendon se është i gjithë-pushtetshëm në sindikatën e arsimit. Hakmarrja e tij shkoi më larg duke e drejtuar sulmin ndaj SPA dhe duke pretenduar se SPASH, mund të bëjë edhe pa mësuesit e Tiranës. Zoti Nevruz Kaptelli duke pasur një qëllim të vetëm të tijin, për të shkatërruar SPA Tiranë, ka bllokuar në mënyrë të qëllimshme fondet e 6 mujorit të dytë vitit 2014, kështu ai ka bllokuar aktivitetin e SPA Tirane për një kohë të gjatë. Në momentin, kur i kërkova trasparencë fondesh të SPASH, reagimi i tij ishte: “”Je e shkarkuar nga detyra!”. Në kundërshtim me STATUTIN E SPASH, ai mori një vendim personal, duke pretenduar se ky është kompetencë e tij, por nenet 10 e 27, nuk e parashikojnë këtë. Statuti i SPASH nuk është zbardhur dhe askush nga anëtarësia nuk e njeh, për rrjedhojë, ne punojmë akoma me statutin e Kongresit të peste të SPASH. Duke parë këto shkelje flagrante, kam kërkuar me kërkesa zyrtare mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Kombëtar të SPASH, ku bëj pjesë edhe vetë, për të sqaruar situatën e krijuar dhe problematikat që shqetësonin mësuesit, por zoti Kaptelli nuk e mori parasysh asnjëherë këtë kërkesë dhe manipuloi duke dezinformuar, sepse kishte frikë nga e vërteta. Duke qenë anëtare e Asamblesë dhe Këshillit Kombëtar të BSPSH (ku SPASH bën pjesë) I jam drejtuar këtij institucioni për zgjidhjen e problemit dhe përgjigja e tyre ka qenë: “Si rregull dhe sipas Statutit të SPASH, për çdo rast të shkarkimit të drejtuesit sindikal ndiqet procedura e përcaktuar në paragrafin e parë të nenit 10, sipas të cilit heqja e mandatit bëhet nga forumi, i cili e ka zgjedhur, pra Konferenca Zgjedhore. Por Zoti Kaptelli shkel ne mënyrë flagrante e vendos vetë për gjithçka duke anashkaluar strukturat vendimmarrëse. Vazhdon edhe më tej duke marrë elemente të tjerë e duke premtuar se do t’i bëjë kryetarë për të krijuar përçarje në radhët e mësuesve”. Pikërisht këtë pazar nuk pranova dhe nuk do ta pranoj derisa anëtarësia sindikale e mësuesve të Tiranës të më vlerësojë vetëbesimin si kryetare e SPA Tiranë.
    Sigal