BE, gati të rivendos vizat për shqiptarët

103
Sigal

Projektligji i ri për dhënia e shtetësisë shqiptare, shtëtasve të huaj, dhe pajisjen e tyre më pasaportë ka vënë në alarm për të disatën herë BE. KE propozoi 2 ditë më parë pezullimin e marrëveshjes së udhëtimit pa viza të arkipelagut të Paqësorit duke paralajmëruar edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Moldavinë se do monitorojnë çështjen e vizave me këto vende

 

Shqiptarëve iu duhen vite për t’u integruar në vendet e BE, për të huajt në Shqipëri mjafton të jenë “investitorë”

Është e disata herë që Qeveria shqiptare sjell në vëmendje këtë mekanizëm, atë të joshjes me investitorët e huaj në vend. Të cilët padyshim që iu duhen disa parakushte për të vijuar punëne tyre, e në të njëjtën kohë edhe fitimet e supozuara e të pritshme nga ana e Qeverisë. Dhe ky mekanizëm është dhënia e shtetësisë shqiptare atyre. Por ende nuk ka një ligj që e rregulon një marrëdhënie të tillë. Po sikur e njoftoi edhe gazeta “Telegraf”, është parashikuar miratimi i një projektakti që do të rregullojë procesin e përfitimit të shtetësisë shqiptare prej të huajve. Dhe e gjitha kjo kur në të njëjtën kohë kur shqiptarët ikin çdo ditë e më shumë drejt BE duke luftuar për të marrë leje qëndrimi, pune e më në një kohë të largët edhe nënshtetësinë e vendit pritës.

BE, gati të rivendosë vizat për shqiptarët: Ndëshkohet shteti i parë

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një pezullim të marrëveshjes së udhëtimeve pa viza me arkipelagun e Paqësorit të Vanuatu për shkak të skemës së këtij shteti që ofron pasaporta për të huajt e pasur.Nëse propozimi mbështetet nga shtetet e BE-së, do të ishte hera e parë që unioni vendos sanksione ndaj një vendi për drejtimin e skemave të “Pasaportave të Artë”, të cilat Komisioni ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të paraqesin rreziqe sigurie dhe pastrim parash. Vende të tjera, duke përfshirë shtetet si Shqipëria, Mali i Zi apo Moldavia, janë monitoruar.“Komisioni ka arritur në përfundimin se skemat e nënshtetësisë së investitorëve të Vanuatu-s paraqesin mangësi serioze dhe dështime të sigurisë,” tha ai në një deklaratë.Sipas skemës, të huajt mund të marrin nënshtetësinë dhe pasaportën e Vanuatu-s në këmbim të një investimi minimal prej 130,000 dollarësh. Kjo nga ana tjetër u jep atyre akses pa viza në BE, sipas një marrëveshjeje për heqjen e vizave që vendi ka me bllokun 27-vendesh.Sipas Reuters, Komisioni ka propozuar pezullimin e udhëtimit pa viza për të gjithë mbajtësit e pasaportave të Vanuatu-s të lëshuara që nga maji 2015 kur programi i investitorëve filloi të funksionojë seriozisht në vend. Moratoriumi do të hiqet nëse programi amendohet siç duhet.Ekzekutivi i BE-së tha se skema u konsiderua e rrezikshme sepse në thelb pranonte të gjithë aplikantët dhe nuk i kontrollonte mjaftueshëm ata, pavarësisht se disa shfaqeshin në bazat e të dhënave të sigurisë së Interpolit.Ambasada e Vanuatu në Bruksel nuk ishte e disponueshme për koment rreth kësaj çështje. Komisioni tha se po monitoronte vendet me akses pa viza në BE, të cilat po operojnë efektivisht ose po planifikojnë të krijojnë skema të shtetësisë së investitorëve, duke përfshirë ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit dhe shtetet e Evropës Lindore, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Moldavinë.Shumica e shteteve të BE-së kanë skemat e tyre që ofrojnë pasaporta ose viza për të huajt e pasur, por Komisioni i konsideron shumicën prej tyre në përputhje me rregullat e BE-së, me përjashtim të programeve të krijuara nga Qiproja dhe Malta.Të dy shtetet po përballen me sfida ligjore nga Brukseli, të cilat u kërkojnë atyre të ndryshojnë programet ose të ndalojnë vlefshmërinë e tyre për të shmangur rrezikun e gjobës.