At Nikolla Marku kallëzon kryepeskopin Janullatos për 12 akuza

    385
    Kreu i kishës ortodokse “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatosin për aktivitet të paligjshëm në territorin shqiptar.
    At Nikolla Marku akuzon Janullatusin për shkelje të traditës historike kishtare, si dhe për lobim kundër Shqipërisë permes partive te minoritetit grek.
    “Liturgjia meshare në gjuhën greke. Ndërtimi i sinodit të shenjtë jashtë statutit të vërtetë të përzgjedhur nga grekët. Ndërtimet dhe restaurimet e kishave në stilin grek. Bashkëpunimi i ngushtë me qeveritë e ashtuquajtura Vorio-Epir, bashkëpunim me partitë ultra naziste greke Agimi i Artë. Qarkullim financash e pastrim parash për biznese e kinse ndërtim kishash dhe financime të dyshimta.”
    Nëpërmjet një shkrese ku rendit 12 akuza prifti Marku kërkon hetim të gjithanshëm për aktivitetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.
    Ja akuzat : 
    1.Ndryshimet në statutin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike
    2.Shkelje të statutit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë një propogandë të fshehur dhe të hapur për Vorio Epir.
    3.Liturgjia meshtare në gjuhën greke.
    4.Ndërtimi i sinodit të shenjtë jashtë statutit të vërtet të Kishës Ortodokse Shqiptare. (Të përzgjedhur greke)
    5.Ndërtimet dhe restaurimet e kishave në stilin grek.
    6.Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtur Vorio Epir.
    7.Bashkëpunim i ngushtë me partinë Ultra Naziste Greke Agimi i Artë.
    8.Qarkullim financash dhe pastrim parash për biznese dhe kinse ndërtim kishash. (Financime të dyshimta)
    9.Mungesë transparence për origjinën e financimeve të institucionit kishtar.
    10.Përfshirja drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrise greke gjatë luftës italo – greke. (Ushtri Pushtuese sepse kaloi territorin e Shqipërisë deri tek kufiri imagjinar Vorio Epir, (Ish Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës).
    11.Shkelje të sovranitetit territorial dhe manipulim dhe deformim të traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse Shqiptare.
    12.Lobing kundër imazhit të vërtetë të Republikës së Shqipërisë dhe Historisë Kombëtare dhe Fetare, në bashkëpunim me Partinë Bashkimi Të Drejtave Të Njeriut, Shoqatën Omonmia si dhe Lobin Greko-Amerikan me në krye Nikolas Geixh.
    Sigal